18 dicembre 2013

Turizmi shqiptar nga më të mirët në rajon sipas "Bloom Consulting" i 34 ne Europ dhe 96 ne bote.


TIRANE- 18 Dhjetor 2013 - 04:42
Në botën e sotme të informacionit, komunikimi dhe imazhi ëshë çelësi i suksesit për të hedhur në treg një produkt. Për këtë arsye të gjitha sipërmarrjet botërore i kushtojnë rëndësi imazhit dhe kurimit të markës së tyre. Ndërkaq, edhe shtetet mund të shikohen në tregun global në pikëpamjen e një marke për të tërhequr investitime. Komapnia e mirënjohur amerikane për konsultime ekonomike “Bloom Consulting” ka publikuar dy raporte, sipas të cilave rendit markat e tregtisë dhe turizmit të vendeve të ndryshme të botës. Sipas analizës së kompanisë “Bloom Consulting” marka shqiptare e tregtisë renditet në vendin 34 në Europë dhe në vendin 96 në botë.

Ndërkohë edhe pse kjo renditje nuk duket shumë pozitive, marka shqiptare e tregtisë është në një pozicion më të mirë se markat e tregtisë të vendeve të rajonit si Bosnja dhe Hezrgovina, mali i Zi dhe Maqedoni. Madje Shqipëria renditet edhe përpara Sllovenisë, vend i cili është pjesë e BE-së.  Në krye të listës botërore, 5 vendet me markën më të suksesshme të tregtisë janë SHBA (renditja sipas “Bloom Consulting”: 1), Kina (2), Britania e Madhe (3), Franca (4) dhe Hong Kongu (5). Për sa i përket markës së turizmit, Shqipëria është renditur në vendin 31 në Europë dhe në vendin 82 në botë. Në lidhje me fqinjët tanë ballkanikë, Shqipëria lë pas Malin e Zi, Serbinë, Bosnje Herzegovinën dhe Maqedodinë, për sa i përket markës së turizmit.

Gjithashtu, marka shqipatre e turizmit është renditur më lartë se ajo e Lituanisë, vënd ky që është anëtar i BE-së. Në plan global 5 vendet me markën më të suksesshme në botë, për sa i përket turizmit janë SHBA (1) dhe katër vende të Europës, të cilat janë Spanja (2), Gjermani (3), Franca (4) dhe Britania e Madhe (5). Për t’iu rikthyer edhe njëherë vendit tonë, fakti që Shqipëria renditet përpara vendeve të rajonit për sa i përket markave të tregtisë dhe turizmit është pozitive.

Kjo duhet të motivojë Qeverinë që të ndërmarrë politika zhvilluese për të bërë Shqipërinë edhe më tërheqëse për investitorët dhe turistët. Fakti që zëri “Mbrojtja e Mjedisit” në buxhetin e vitit 2014 kishte një rritje të theksuar fondesh në krahasim me buxhetin e vitit 2013, do të thotë se sektorit të turizmit do t’i kushtohet një rëndësi e madhë në vitet në vijim. Mjedisi i pastër është një kusht themelor jo vetëm për shëndetin e qytetarëve, por edhe për të krijuar një hapësirë tërheqëse turistike.

Shkrimi u publikua sot (18.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
) - See more at: http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/turizmi-shqiptar-nga-me-te-miret-ne-rajon-191984.html#sthash.WDSgFaTu.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate