20/12/2013
TIRANË, 20 Dhjetor.
- Projektbuxheti i vitit 2014 për Ministrinë e Kulturës, me vlerë 1,516,000 mijë lekë, krahasuar me buxhetin e vitit 2013, rezulton me rritje në vlerë absolute 204 milion lekë.
Ministria Kulturës ka krijuar për herë të parë një skemë të re planifikimi për ndarjen e fondeve, të përshtatshme për realizimin e objektivave tanë strategjikë për art cilësor, nxitje të kreativitetit, edukim përmes artit, etj.
Tre janë programet buxhetore në MK-së konkretisht: Planifikim Menaxhimi dhe Administrimi, Trashëgimia Kulturore si dhe Arti dhe Kultura. Janë tre programet, ku do të ndahet buxheti i MK-së, i cili përfaqëson 0,56% të buxhetit të qeverisë dhe 0,33 % të totalit të buxhetit të shtetit).
Analizuar sipas programeve buxhetore, Programi i Artit dhe Kulturës përbën 55 % të totalit, Programi i Trashëgimisë Kulturore 36 % dhe Programi i Planifikim Menaxhimt 9 %.
- Borxhi

Sipas MK-së, 133 076 032 lekë janë të mbartura që nga viti 2008. Duke trajtuar kontratat një nga një, MK ka shlyer në këta tre muaj një pjesë të borxheve vetëm për kontratat që janë gjetur të rregullta dhe duke u dhënë përparësi shlyerjes se detyrimeve të vendimeve gjyqësore, detyrimeve ndaj partnerëve ndërkombëtarë, konkretisht ndaj programi IPA. Ndërkohë, MK ka ekzekutuar 4 vendime gjyqësore për kthime ne punë.
Sot Ministria e Kulturës mbart një borxh ende të palikujduar në një vlerë prej 751 732 euro. Në të dy raportet e fundit të KLSH konstatohet rregullisht shkelje e ligjit për menaxhimin e buxhetit duke angazhuar me kontrata, vendime bordi ose thjesht me pagesa fonde deri 75% me shumë se sa buxheti i parashikuar.
Një pjesë e mirë e këtyre detyrimeve vijnë nga viti 2012 ku fondi i parashikuar per 2012 u shtua me 442 257 000 leke si pasoje e 23 VKM te marra nga shtatori 2012 deri ne 22.11.2012 per t'u realizuar pa plan, pa parashikime, pa komisione dhe shpesh me kontrata te parregullta ne festimet e 100 vjetorit, e me angazhime qe me pas u mbarten ne 2013.

-Trashëgimia kulturore
Ministria e Kulturёs synon vёnien nё eficencё tё sistemit tё trashegimisё kulturore pёr njё menaxhim mё tё mirё tё tij pёrmes njё reforme institucionale e cila pasqyrohet dhe nё strukturёn buxhetore pёr vitin 2014. Gjatё 2014 do tё fillojё puna pёr: (a) muzealizimin e Muzeut Arkeologjik tё Durrёsit, rikonstruksioni i tё cilit duhej tё ishte mbyllur qё nё fund tё vitit 2012, por do të mbyllet këtë vit me kestin e fundit të investimit prej 10 milion leke (b)- Restaurimin e Manastirit tё Shёn Mёrisё nё Apolloni me nje fond investimi te huaj prej 109 milione leke qe do te ndahet në dy faza.
Nё 2014 kemi njё rritje prej 161% tё fondit të projekteve në fushën e trashëgimisë. Kjo rritje nё buxhetin e 2014 shkon paralel me krijimin e një drejtorie te re për Trashëgiminë imateriale krahas asaj materiale e cila do të synojë gjallërimin e jetës kulturore përtej Tiranës, të riteve dhe festave popullore, të festivaleve rajonale dhe ndërkufitare.
Nё total buxheti i TK pёr 2014 ёshtё rritur me 8,8 %, po pёr shkak tё ristrukturimit tё pёrgjithshёm tё sistemit tё TK dhe pёrkthimit tё tij nё terma buxhetore eficiente, rritja nё zёrat qё lidhen direkt me menaxhimin e trashёgimisёёshtё shumё mё e ndjeshme. 1.Riorganizimi nga 9 Drejtori Rajonale nё 6 DRKK2.Rritje e buxhetit nё zёrat qё do tё garantojnё mirёmbajtje dhe mirёmenaxhim tё vazhdueshёm tё monumenteve. Pёrmirёsim i nivelit tё mirёmbajtjes sё vazhdueshme të monumenteve sjell një kursim tё fondit tё pagave nё vlerën 2.200.000 Lek dhe bёhet me strukturёn e re 260.222.697 Lek. Ky fond pagash do të përdoret në favor të shtimit të numrit të specialistëve në 6 DRKK duke e kompletuar secilën DRKK me të gjithë ekspertizën e nevojshme në mirëmbajtje dhe restaurim për të kryer misionin e tyre.
Buxheti i 2014 do t’i mundёsojё IMK t’i rikthehet kompetencave tё tij shkencore dhe si garantues i standardit nё fushёn e trashёgimisё me organizimin e projekteve tё rёndёsishme, konferenca e botime. IMK do të rimarrë në vitin 2014 edhe botimin e revistës skencore "Monumenti" të ndërprerë prej kaq vitesh.

-Fjala e shkruar dhe përkthimet-
Rreth20 % e buxhetit të parashikuar për projektet me miratim në Art, i është akorduar kësaj drejtorie nëpërmjet disa fondeve, si më poshtë. Fondi i perkthimit përfshin: - Projekte te lidhura drejtpërsëdrejti me perkthimin e veprave me rëndësishme - Cmimi i përkthimit të vitit që do të akordohet ditën botërore të përkthimit - Krijimi i hapësirëve për përkthim të letrave shqipe në një prej gjuhëve europiane i së paku një autori shqiptar.
Fondi për anëtarësim me të drejta të barabarta në rrjetin e madh Traduki. Ky bashkëpunim do të jetë premierë për institucionin kulturor të shtetit shqipta. Fondi i Krijmtarisë Letrare : - Çmimin letrar vjetor dhe mbështetje per çmime të ndryshme përgjatë kalendarit vjetor te aktiviteteve për kulturën e librit - Aktivitete dedikuar Jeronim De Radës, për të rilidhur kulturën e sotme shqiptare me atë arbëreshe, në ringjallje të kulturës së tradites shoqëruar me botimin dhe konkursin per esenë më të mirë rinore, ne perputhje kjo e fundit me politikat e edukimit, ku Ministria mendohet të mbulojë botimin e veprës së plotë të autorit dhe po ashtu shpalljen e një konkursi në rang vendi për esenë më të mirë për vepren më të rëndësishme të autorit në fjalë që është MILOSAO.- Festivalin Ndërkombëtar Letrar të Tiranës, event i cili do të përfshijë një sërë shkrimtarësh të huaj, vendas si dhe përkthyes e bashkëpunëtorë të librit, të cilët do të kontribuojnë në realizimin e një prej projekteve më ambicioze të MK, lidhur me evente të natyrës ndërkombëtare.- Mbështetja e Panaireve te librit si ngjarje të rëndësishme promovuese për autorët dhe edukuese për lexuesit.Fondi i të rinjve: Institucionet (TOB, TK, GKA) do të organizojnë procesin e konkurrimit të projekteve sipas fushave të tyre dhe do të akordohen fondet në funksion të cilësisë së projekteve dhe jo a priori.

-Art, Kulturë
Ndonëse ka një rritje prej 9% të zërit të projekteve MK duhet ta fillojë vitin 2014 duke shlyer detyrimet e mbartura, (vetem QKAK mbart 26 milion leke borxh nga vendimet dhe kontratat e angazhuara ne vitin 2013 përtej buxhetit). Megjithatë, përvoja e mësipërme ka treguar se dhe kur ka pasur buxhete të shtuara siç ishte viti 2012 rezultati nuk ka qene më i mirë sepse shpërdorimi ka qenë i madh, çka do të thotë që produkti kulturor nuk varet gjithmonë nga sasia e parave, por nga përdorimi inteligjent i tyre dhe sidomos nga mirëmenaxhimi.
Drejtoria e krijmtarise artistike dhe e edukimit përmes artit ka krijuar një platformë strategjike të menaxhimit të buxhetit të projekteve me miratim në Art, nëpërmjet disa fondeve :
1. Fondi për Projekt-Propozime 2014. Ky fond, do të jetë në mbështetje të nismave që vijnë nga jashtë Ministrisë së Kulturës. Subjektet dhe organizatat që punojnë e krijojne në fushën e artit dhe kultures do të kenë mundësi të aplikojnë për mbështetje financiare nëpërmjet këtij fondi në dy periudha: në fillim të vitit dhe në mes të vitit.
2. Fondi në Mbështetje të Shkëmbimeve Kulturore Rajonale e Ndërkombëtare (10%). Ky fond, do të jetë në mbështetje të nismave që promovjnë artin shqiptar jashtë Shqipërisë dhe të nismave që promovojnë jetën artistike në vend nëpërmjet ballafaqimit me artin, kritikën, etj. më të mirë të huaj. Këto nisma mund të vijnë si nga brenda Ministrisë së Kulturës ashtu edhe nga jashtë saj.
3. Fondi i Zhvillimit të Nismave të Brendshme. Ky fond do të jetë në mbështetje të nismave që vijnë nga brenda Ministrisë së Kulturës (ndonëse ato do të zbatohen në bashkëpunim me partnerë të tjerë)./b.l/a.m/http://www.ata.gov.al/NewsStyle.aspx?NewsItemID=623611&News_Date=20/12/2013

Nessun commento:
Posta un commento