06 dicembre 2013

Në datën 29 Nëntor 2013 u zhvillua Konferenca e Parë Ekonomike në Essen, Gjermani, me temë “Turizmi Alternativ & Integruar – Shqipëri, Kosovë & Rajoni Pollogut”, organizuar nga shoqata IDEAL – Shoqata Integrative Gjermano-Shqiptare.

Në datën 29 Nëntor 2013 u zhvillua Konferenca e Parë Ekonomike në Essen, Gjermani, me temë “Turizmi Alternativ & Integruar – Shqipëri, Kosovë & Rajoni Pollogut”, organizuar nga shoqata IDEAL – Shoqata Integrative Gjermano-Shqiptare.
Në këtë Konferenc moren pjesë; Sekretari Shtetit të Gjermanisë, Kryetari i Bashkisë së qytetit të Essenit, përfaqësues nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Ministria e Zhvillimit Ekonomk, Tregtisë dhe Energjitikës në Shqipëri, Agjencia Kombëtare e Turizmit, Dhoma e Tregëtisë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik Kosovë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kosovë, Tirana International Airport/AviAlliance, Shoqata GIZ, Fondacioni Friendrich-Ebert, Raiffeisenbank, Evroenergie, Programet DeveloPPP, Drejtoria e Investimeve, Procredit Bank AG.

Drejtore e AKT, Znj Julinda Dhame, në fjalën e saj ka folur mbi rëndësinë e Turizmit në Zhvillimin Ekonomik të Shqipërisë, si dhe nevojën për të ndërtuar modelin për frymëmarrje dhe zhvillim. Më pas vijon të flasë mbi traditat e Shqiptarëve si mikpritja, mbi trashëgiminë kulturore, artizanatin, etnografinë, si dhe biokulturën. Në përmbyllje të fjalës së saj, Znj Dhame shpreh se Shqipëria ka potencial për të zhvilluar turizëm, është një vend ku me pak punë mund të bëhet shumë. Të krijosh markë në tregun ushqimor bio, të shpalosësh të veçantat e një vendi ku kulturat kanë bashkëjetuar, të hartëzosh/katalogosh qindra kala, fortifikime e banesa të hershme përpara se ato të shemben, apo të mësosh të rinjtë të duan zejet si mundësi për fuqizim ekonomik. Këto janë disa aspekte të punës që kërkon mbështetje dhe partneritet me axhensi të huaja kryesisht evropiane.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate