DISCOVER and LOVE ALBANIA. KRIJUAR për t'ju lehtesuar kerkimet e informacioneve rreth Shqipërinë Turistike .... MENDONI sikur i njihni bukurit qe ofron Shqiperia, KENI DèGJUAR për te dhe vendet e saja përrallore. Shqipëria nuk kujtohet vetëm në zemër, NE ju japim mundësin qe te njihni arteriet HISTORIKE & KULTURORE qe shtrihen ne token Shqiptare .
08 dicembre 2013
Panairi i turizmit dimëror 8/12/2013, Peleshi: Gabuam si trajtuam turizmin
TIRANË - Turizmi malor është në qendër të një panairi që është hapur sot. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe zv/kryeministri Niko Peleshi dhe zv/ministri i Turizmit, Gjon Radovani. Peleshi ka mbajtur një fjalë në “Panairin e turizmit malor e dimëror”. Ky panair është organizuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, drejtuar nga Julinda Dhame.
Peleshi tha se, “Shqipëria është në qendër të qendrës botërore të turizmit malor dhe dimëror”.
Sipas tij, turizmi ende nuk përbën potencialin kryesor në ekonomi. “Gabuam me mënyrën si trajtuam bregdetin”, ka thënë gjatë fjalë së tij, zv/kryeministri Niko Peleshi. “Duhet të zhvillojmë investimet private, kjo fillon nga turizmi. Duhet aleancë ndërmjet qeverisë dhe investuesve privatë”, ka theksuar Peleshi.
Nga ana e tij, zv/ministri i Turizmit, Gjon Radovani tha se, pasuritë natyrore të Shqipërisë, duhet të futen në efiçencë. “Kemi një turizëm veror, pjesa tjetër e vitit është sporadike”, ka thënë Radovani.
Sipas zëvendësministrit të Turizmit, ky turizëm malor duhet të riorganizohet, kemi nevojë për investime.
“Javën e parë pas Vitit të Ri, Mininistria e Turizmit do të organizojë javën e bardhë dhe do të përzgjidhen katër shkolla që nxënësit e saj të njihen me turizmin malor”, ka thënë Radovani në fjalën e tij.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/panairi-i-turizmit-dim-ror-peleshi-gabuam-si-trajtuam-turizmin-190513.html#sthash.2hIqu8WI.dpuf
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento