|
GJIROKASTER - Ujësjellësi i hershëm i Gjirokastrës, që lidhet ngushtë me historikun e qytetit të gurtë, si një ndër elementët bazë të trashëgimisë së vjetër, është drejt degradimit. Akuadoti në një gjatësi prej 12 km, i përbërë nga shtatë ura lidhëse, disa prej të cilave ekzistuese edhe sot, edhe pse në vitet e komunizmit u shpallën monument kulture, asnjëherë nuk u përfshinë në guidat turistike të qytetit të Gjirokastrës. Arkeologu Ladi Qirjaqi, i cili prej vitesh studion Urat e Akuadotit, bazuar në botime të shumta shprehet se ujësjellësi i përket një periudhe edhe më të hershme se ajo otomane, ndërkohë që dhe vetë Ali Pashë Tepelena ka investuar në rikonstruksionin e tij.
Këto vlera të trashëgimisë sonë, po degradohen dita-ditës jo vetëm nga efektet natyrorë por dhe faktori njerëzor. Ky monument që lidhet ngushtë me lindjen e qytetit të Gjirokastrës, sot nuk ka asnjë infrastrukturë për vizitimin e saj.
(er.nu/news24/BalkanWeb)
Nessun commento:
Posta un commento