20 dicembre 2013

Nis rishikimin e ligjit per turizmin ne Shqiperi, takim në Korçe 12/2013


Dec 20, 2013
TIRANË - Nis rishikimi i ligjit për turizmin në Shqipëri. Ditën e sotme, ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit me në krye Eglantina Gjermenin, ka nisur fazën e konsultimeve gjithëpërfshirëse për rishikimin e ligjit të turizmit. Në takim ishte e pranishme edhe drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Julinda Dhame.

Takimi i parë u zhvillua në qytetin e Korçës, me praninë e përfaqësuesve të njësive të qeverisjes vendore të qarqeve Korçë dhe Gjirokastër, sipërmarrjeve turistike, universiteteve, shoqërisë civile, shoqatave të turizmit, organizatave të huaja, etj.

Në fjalën e mbajtur në këtë aktivitet, ministrja Eglantina Gjermeni u shpreh se rishikimi i ligjit do t'i vijë në ndihmë biznesit dhe zhvillimit të qendrueshëm të sektorit të turizmit. Znj. Gjermeni theksoi se kjo iniciativë po ndërmerret për të vendosur standarde liçensimi, për të rritur cilësinë e shërbimeve, si edhe për të krijuar një treg konkurues turistik.

Sipas ministres Gjermeni të gjitha këto do të ndikonin në rritjen e të ardhurave, rritjen e numrit të personave të punësuar në sektorin e turizmit, si edhe zgjatjen në kohë të sezonit turistik. "Kjo nismë që kemi marrë do të shikohet si një nismë e përbashkët dhe thekson nevojën që turizmi duhet të zhvillohet në partneritet me të gjithë aktorët dhe në bashkëpunim publik-privat," është shprehur Gjermeni.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate