08 dicembre 2013

Ski ne Voskopoje / 14 - 15 dhjetor 2013, organizuar nga Eksploruesit - "Albanian Beauty"

  • (www.facebook.com)
  • Me date 14 – 15 dhjetor sjellim tek ju nje guide te veçante me nje oferte te paperseritshme:
    Voskopoja me natyren e saj perrallore.
    Nje nder destinacionet me te preferuar ne sezonin e dimrit, kjo qyteze e mbushur me kulture, peizazhe piktureske, gatime te shijshme tradicionale, e gjitha e mbuluar nen pelhuren e debores.
    Me 14 – 15 dhjetor, argetimi, emocionet, çastet e paperseritshme dhe buzeqeshjet me te bukura jane te siguruar nga “Eksploruesit – Albanian Beauty”.

    Guida:
    Dita I
    Nisja behet ne oren 8:00 tek stadiumi Qemal Stafa. Pasi sistemohemi ne furgonat komod te prenotuar nisemi drejt Voskopojes. Pas 2 ore e 30 min, arrijme ne ndalesen e pare, qytetin e poezive, ne Pogradec. Buze liqenit, duke shijuar melodicitetin e dallgeve, hajme mengjesin me sanduiçe shtepie, kek dhe fruta, te pergatitur nga stafi jone. Pas edhe nje kafe te shkurter nisemi drejt Voskopojes. Ne oren 11 e 30 arrijme ne Korçe, ku nuk mund te ikim as nga ky qytet pa shetitur ne pedonalen historike dhe kenduar kengen “Bulevardi i Korçes” :D :P. Ne fund te pedonales vizitojme katedralen e Korçes, dhe pasi pershendesim edhe qytetin e Korçes nisemi per ne destinacionin tone.
    Me te mberritur ne Voskopoje, sistemohemi ne hotel, dhe behemi gati per dreken ne tavernen me te famshme te Voskopojes – Taverna e Voskopojes :). Menuja e drekes: “Sallat fshati, sallat perime zgare, sallat turshi, disa lloje lakror (karakteristike e zones), mish qingji ne hell, patate furre, fergese e zones, fruta, emblesire”.
    Me te mbaruar dreken, pergatitemi per nje guid neper kalldramet e Voskopojes dhe duke udhetuar ne rrefenjat e qytetit, duke soditur peizazhet pitkoreske te qytezes, duke shijuar boren dhe duke shijuar kulturen e ketij vendi unik ne jugun e Shqiperise.
    Pas guides, koha eshte e lire deri ne oren 21:00 kur do te hajme darken. Menuja e darkes: “Pllaqi tave (karakteristike e zones), salce kosi (vendi), sallat fshati, sallat perime zgare, supe, petulla ne plloce (karakteristike e zones), petanik (karakteristike e zones), mish gici, mish viçi, fruta, embelsire”.
    Me mbarimin e darkes sistemohemi ne hotel, por dita nuk mbarojme ketu pasi nata eshte e gjate. Ne hollin e hotelit, pas mesnate kemi pergatitur lojera pa fund per ju te shoqeruar me shoot-sa jagermaster. Premtojme do te qendrojme zgjuar me ju, te mbushur me adrenaline deri ne agim. Alkoli dhe muzika dhe lojerat s’do na mungojne ne kete nate korçare :D.
    Dita Ii.
    Zgjohemi ne 9:00 per te ngrene mengjesi vetem me produkte fshati (buke, djath, gjalp, reçel, mjalt, qumesht, çaj, etj). Pas mengjesit nisemi direkt per ne pisten e skive, ku pasi marim disa leksione te shpeja si te skijojme, bejme gati aparatet per te fotografuar njerit tjetrin tek rrezohemi :P :D.
    Kur mbarojme tek pista e skive, konsumojme nje kafe te fundit duke shikuar fotot qe kemi shkrepur dhe duke komentuar per çastet qe do kemi kaluar deri ne ate moment, ne kete qyteze kaq te dashur. Largohemi te mbushur me kujtime te paharueshme nga Voskopja dhe nisemi per ne Tirane ne oren 14:00.
    Pas nje ore udhetim arrijme ne Pogradec, ku perseri buze liqenit, si per nostalgji per mbarimin e guides hajme dreken.
    Mberrijme ne Tirane ne oren 18:00, me buzeqeshjen tone me te bukur te veshur.

    Cmimi i guides eshte 6500 lek personi ku perfshihen:
    1) Transporti Tirane – Voskopoje – Tirane me furgona komod.
    2) Akomodimi ne hotel ne qender te qytetit.
    3) Te peste vaktet e kohezgjatjes te guides si
    a) mengjesi + dreka + darka, e te shtunes
    b) mengjesi + dreka, e te dieles
    4) Pijet alkolike ne hotel pas mesnate.

    Per rezervime kontaktoni ne 069 37 71 019, ose na shkruani ne adresen tone ne fb.
    Rezervimet mbyllen te ejnten date 12 dhjetor.
    Numri i vendeve per guiden eshte i rezervuar ndaj nxitoni.
    Ju mirpresim :) https://www.facebook.com/events/623453844377589/?fref=ts

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate