06 dicembre 2013

“TT Warsaw”, Varshavë, Poloni në datat 28-30 Nëntor 2013

Vendi ynë u përfaqësua në edicionin e 21-të të panairit të turizmit “TT Warsaw 2013” në Varshavë, Poloni, nga Agjencia Kombëtare e Turizmit. Ky panair u zhvillua në datat 28-30 Nëntor në Trade Fair and Congress Centre MT Polska, me një numër rreth 20.000 vizitorësh dhe 400 ekzibitorësh, ndërmjet të cilëve edhe Shqipëria.
Stenda e Shqipërisë pati një numër të konsiderueshëm vizitorësh, përfaqësues të bizneseve dhe mediave, por edhe nga publiku i gjerë.
Gjatë panairit u zhvilluan disa takime dhe pati shprehje interesi nga ana e tur-operatorëve të huaj për të bashkëpunuar me tur-operatorë, agjenci turistike shqiptare dhe hotele që ofrojnë paketa incoming për në Shqipëri.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate