TIRANË, 5 Janar / ATSH -N.Lena/- Turizmi shqiptar në vitin 2014, shënoi një hov cilësor në zhvillimin e tij. E shprehur në përqindje, ardhja turistike gjatë vitit të shkuar ka pasur një rritje prej 20 deri në 25 % më shumë se viti 2013. Këtë fakt e bëri prezent edhe Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, në intervistën e parë publike për vitin 2015.
Gjermeni theksoi se “sezoni veror turistik ka qenë goxha pozitiv për Shqipërinë krahasuar me vitin 2013. Tregon se është rritur numri i turistëve me mbi 20 apo 25 %, është rritur koha e qëndrimit të tyre në Shqipëri, është rritur edhe niveli i të ardhurave që turizmi jep për ekonominë shqiptare mbi 30 %, krahasuar me vitin 2013, (për 6 mujorin e parë sipas Institutit të Statistikave)”.
Një rëndësi të veçantë, Ministria i kushtoi turistëve rajonal dhe lehtësimit të proçedurave të atyre që vijnë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, në mënyrë që të lehtësohet ardhja e mos të presin me orë të tëra në kufi.
Gjermeni ka përmendur bukuritë natyrore të vendit tonë, zhvillimet e viteve të fundit në infrastrukturën rrugore, si dhe akomodimin, mikpritjen, kulinarinë e veçantë.
”Të gjithë ata që e kanë vizituar një herë Shqipërinë, nuk ngurrojnë të kthehen një herë të dytë. Bukuritë e shumta natyrore që ka vendi ynë, i kanë mahnitur të gjithë, duke mbushur faqet dhe kopertinat e shumë prej revistave dhe gazetave më prestigjoze të botës. Turizmi në Shqipëri po shihet çdo vit e më shumë si e ardhmja e këtij vendi, si motorr i zhvillimit ekonomik e punësimit të njerëzve. Ka akoma shumë punë për t’u bërë në drejtim të zhvillimit të turizmit, ndaj dhe vëmendja e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit është e gjitha e fokusuar këtu. Puna ka nisur por rruga përpara është shumë e gjatë”, ka cilësuar Gjermeni.
Tashmë ka nisur një tjetër stinë turistike, ajo e turizmit të borës. Vendi ynë ka mjaftë hapësira për këtë turizëm ku dhe mund të ushtrohen shumë lloj sportesh dimërore.
Shumë rrugë të Shqipërisë gjatë dimrit bëhen të vështira për t’u kaluar dhe sistemet e tjera si energjia elektrike, ndihma e shpejtë apo uji, nuk funksionojnë si duhet.
Ky start që ka marrë turizmi shqiptar, duhet mbështetur nga pushteti qendror dhe ai lokal, që kështu të mund të futemi në listën e konkuruesëve./a.g/http://www.ata.gov.al/gjermeni-turizmi-po-shihet-cdo-vit-e-me-shume-si-e-ardhmja-e-ketij-vendi-209140.html
Nessun commento:
Posta un commento