Ministria e Kulturës reagon duke u përgjigjur se “ekipet e saj në terren dhe në qendër, kanë qenë si rrallë herë të vëmendshme dhe të kujdesshme për trashëgiminë, të cilën e gjetëm pothuajse të harruar prej më shumë se 20 vjetësh”. Ndërkohë që në deklaratën e Ministrisë së Kulturës thuhet se “Opinioni i ekipit të arkeologëve kërkues u lexua dhe u mor në konsideratë nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë, pa u vënë fare në dyshim”, duket se pritet një tjetër debat me drejtuesit e projektit, ku burim nga MK, na bëjnë të ditur se problemet që dolën nuk ishin prezantuar më parë nga arekologët e përfshirë në debat.
Zonifikimi i propozuar prej misionit të arkeologëve, thuhet në njoftimin e MK-së, ndonëse nuk e ka marrë ende formën ligjore u konsiderua i mirëqenë, pasi aktualisht zona e mbrojtur me ligj, që në vitin 1963, është vetëm Kalaja e Dalmacës dhe Nekropoli,që tregon se cila është zona që nuk duhet prekur dhe cila është ajo që me përkufizim që lejon ndërhyrje.
Ky kufizim u respektua plotësisht dhe në përputhje me ligjin për trashëgiminë, pohon MK. Megjithatë pritet që debati për Komanin të vazhdojë, sepse sipas deklartës së Ministrisë së Kulturës, “relievi është i tillë që zhvendosjet e linjës bëhen të pamundura në distanca të pranueshme dhe kërkon rishikim total të projektit me rëndësi mbarëkombëtare dhe rajonale. Kjo sjell dy pasoja të mëdha, kosto shtesë prej qindra mijëra euro nga buxheti i shtetit dhe vënie në rrezik të marrëdhënieve kontraktuale me qeverinë gjermane, që është financuese e këtij projekti me rëndësi strategjike dhe me kosto shumë milionë euro”.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 24 janar 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) - See more at: http://shqiptarja.com/kulture/2730/komani-ministria-e-kultur-s-garanton-bashk-punim-me-arkeolog-t-268030.html#sthash.vUQyDnYL.dpuf
Nessun commento:
Posta un commento