

Dallgët e Liqenit të cilat përplasen në breg janë kthyer në akull.
Ky imazh i fiksuar në qytetin e Pogradecit është kthyer edhe në një atraksion për shumë qytetarë kureshtar.
Ky fenomen nuk kishte ndodhur prej të paktën 30 vjetësh në këtë qytet.
Ndërkohë që jo vetëm në liqen, por në të gjithë qytetin akulli ka marrë pushtetin./a.g/http://www.ata.gov.al/akulli-pushton-liqenin-e-pogradecit-208860.html
Qyteti i Pogradecit mbetet gjithmonë një destinacion i preferuar në stinën e dimrit, sidomos kur ka reshje bore. Pamja piktoreske e liqenit dhe borës, i japin qytetit një sfond të mrekullueshëm.
Edhe pse i ftohtë dhe i acartë, dimri këtë vit mbërriti në Pogradec me reshje të shumta bore që i mahniti turistët me skulpturat prej akulli, që u formuan pranë liqenit.
Shumë turistë dhe vendas të qytetit, nxituan të bënin fotografi te liqeni i cili kishte ngrirë dhe kishte formuar një urë prej akulli.
Uji i ngritur pas përplasjes së dallgëve të liqenit krijoi këtë vit, stalaktite akulli në pasarelat e ndërtuara në bregun e tij. Ky ishte një fenomen që nuk ka ndodhur për të paktën 25 vjet në Pogradec. Ne po ju sjellim një album me foto të mrekullueshme të bëra në Pogradec. http://www.telegrafi.com/lajme/pogradeci-i-mrekullueshem-edhe-ne-dimer-foto-78-13299.html
Fotot janë realizuar nga Ina Kosta, Ardian Fezollari dhe turistë që kanë vizituar qytetin e Pogradecit.












Nessun commento:
Posta un commento