31 gennaio 2015

Projekti “Arkeologu i vogël” sjell fëmijët e “Kongresit të Lushnjës” në MHK

Femijët e shkollës Kongresi i Lushnjes në MHK
Femijët e shkollës Kongresi i Lushnjes në MHK
Tiranë, 31 Janar / ATSH – Si pjesë e projektit “Arkeologu i vogël” organizuar nga Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Muzeun e Liverpulit, sot gjatë paradites ishte rradha e nxënësve të shkollës “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë, që të provonin të ishin arkeologë për një ditë në Muzeun Historik Kombëtar.
Fëmijët e “Kongresit të Lushnjës” pasi bënë një vizitë në pavijonin e arkeologjisë dhe u prezantuan me objektet më të vëçanta dhe origjinale që ndodhen në muze, vijuan me “gërmimet” e tyre për të gjetur objektet e fshehura.
Femijët e shkollës Kongresi i Lushnjes në MHK
Femijët e shkollës Kongresi i Lushnjes në MHK
Pasi i zbuluan disa prej fëmijëve pikturuan objektet që kishin gjetur ndërsa të tjerë shprehën përjetimet e tyre rreth këtij aktiviteti.
Ky projekt ka si qëllim të bëjë pjesë të gërmimeve arkeologjike fëmijët nga mosha 7-11 vjeç.
dhe përdorimi i mjeteve arkeologjike dhe teknikave të gërmimit u jep mundësinë nxënësve të jenë arkeologë për një ditë dhe të bëjnë zbulimet e tyre për epokat kryesore historike në Shqipëri.
Projekti i që ka filluar të aplikohet që vitin e kaluar nga MHK, synon që të afrojë në ambjentet e muzeut fëmijët e të ghithë vëndit.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate