
Pas ecjes, të gjithë pjestarët e ekipit qëndruan në fshatin turistik “Albanik”, i ndërtuar nga një investitor francez. Në restorantin e resoritit turistik, grupi ka shijuar gatimet tradicionale të zonës së Labinotit Mal. Pas aktiviteteve sportive të demonstruara në natyrën rreth fshatit turistik, pjestarët e ekpitit kanë nisur zbritjen për tu kkthyer sërish në qytetin e Elbasanit.

Ky aktivitet kishte për qëllim promovimin e turizmit malor në zonën e Labinotit Mal, njohjen e pjestarëve të rinjë të ekipit me bukuritë natyrore të zonë, trashëgimin kulturore si dhe gatimet tradicionale të kësaj zone.
Aktiviteti udhëhiqej nga alpinistët me përvojë dhe eksperiencë në drejtimin e grupeve turistike në zonat malore./a.g/http://www.ata.gov.al/elbasan-alpinistet-aktivitet-per-promovimin-e-turizmit-malor-213391.html
Nessun commento:
Posta un commento