06 gennaio 2015

Nëndeti shqiptar, në fokusin e zbulimit arkeologjik të Universitetit të Oksfordit

arkeologet_nje_nga_me_te_bukurTIRANË, 6 Janar / ATSH / – Nëndeti i brigjeve shqiptare duke përfshirë Adriatikun dhe Jonin, përbën akoma një “enigmë” për arkeologjinë nënujore.
Që nga kohët e hershme, këto brigje kanë qënë rrugë kalimi helenistike dhe më vonë romake, otomane dhe të Luftës së Parë Botërore dhe e Luftës së Dytë Botërore.
“Këto zbulime tashmë do të jenë pjesë e një  projekti mjaft ambicioz të drejtuar nga Universiteti i famshëm i Oksfordit në Angli”, shprehet Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare.
Ky projekt ka si qëllim krijimin e një data base të të gjitha anijeve të periudhës së Perandorisë Romake të zbuluara deri më sot në Mesdhe.
Mbledhja e informacionit të vendodhjes së këtyre anijeve të mbytura si dhe studimi i objekteve tregtare apo civile të zbuluara në to, janë pjesë e këtij studimi.
Krahasimi i materialeve të zbuluara në anijet e mbytura,  jep mundësi për të kuptuar hapësirat tregtare  të Perandorisë romake, mallrat si dhe qytetet e specializuara në prodhimin e këtyre mallrave.
Po kështu këto të dhëna tregojnë lidhjet e tregtarëve romakë me hapësirat jashtë kësaj perandorie e sidomos Persinë antike dhe rrugën e famshme të mëndafshit, e cila sillte mallra ekzotike nga Kina e largët.arkeologjia
Në Projektin e Universitetit të Oxfordit tashmë janë vendosur edhe anijet e mbytura të periudhës romake, të zbuluara vitet e fundit nga ekspedita shqiptaro-amerikane e kërkimeve nën-ujore.
Anijet e identifikuara nga shkencëtarët amerikanë apo roboti i anijes Herkules, tregojnë se brigjet  e Ilirisë antike kanë qenë mjaft të frekuentuara nga tregtarët e kohës, duke shkëmbyer mallra të ndryshme. Është  hera e parë, që zbulimet nën ujore shqiptare pasqyrohen në projektin e Universitetit të Oxfordit duke bërë të mundur tërheqjen e vëmendjes nga mjaft shkencëtarë dhe arkeologë  që studiojnë periudhën romake.
Këto zbulime janë bërë të mundura nga Fondacioni Amerikan RPM Nautical Foundation, Instituti i Arkeologjisë dhe Qendra Shqiptare e Kërkimeve Detare. Një ligj i përcaktuar saktë për arkeologjinë nëndetare, do të shpëtonte mjaftë vlera historike që mbartin këto objekte. /n.l/./a.g/http://www.ata.gov.al/nendeti-shqiptar-ne-fokusin-e-zbulimit-arkeologjik-te-universitetit-te-oksfordit-209340.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate