27 gennaio 2015

Qyteza e lashtë e Armenit – Tërheqëse edhe në dimër

Fusha e Armenit ose "Hambari i Vlorës"
Fusha e Armenit ose “Hambari i Vlorës”
Tiranë, 27 Janar / ATSH – Fshati i Armenit në Vlorë është një fshat i dëgjuar e i shkruar që në lashtësi për vlerat e tij kulturore të trashëgimisë materiale e jo-materiale, dhe jo vetëm.
Në Armen, ende sot ka gjurmë që vërtetojnë historinë e pasur kulturore që ka pasur ky fshat në të kaluarën.
Jo vetëm pamja nga larg, por edhe nëse futesh brënda në fshat, fare qartë mund të dalloshë disa karakteristikat unike që ka ky vend.
Portë karakteristike e Armenit
Portë karakteristike e Armenit
Çezma e fshtatit , banesat tipike karakteristike, fragmente muresh nga e kaluara,  punime qeramike, portat karakteristike apo dhe Kisha e Shën Kollit, janë disa prej objekteve  që ende sot ngjallin mjaft interes për turistët jo të pakët që vizitojnë zonën.
Edhe nga larg pamja nuk është zgjënjyese pasi Fusha e Armenit ose “Hambari i Vlorës”(siç e quajnë Vlonjatët), Qafa e Armenit që lidh dy krahinat nga Hekali i lashtë deri tek Kanina, apo edhe Maja e Qyezës Ilire të Armenit paraqesin një pamje mjaft soditëse.
Fragment muri në Armen
Fragment muri në Armen
Pamja e Armenit me një këndvështrim të gjerë drejt perëndimit, jugut e veriut me disa kodra nga lindja, i jep atij një pamje me përceptim estetik natyror, të gërshetuar me lagjet e sistemuara me banesa të ndërtuara në sup të njera tjetrës ,të cilat krijojnë pamjen e një qyteti.
Ndërkohë që mbi këto lagje me vlera arkitekturore qëndron qyteza e lashtë e Armenit.
Qeramikë
Qeramikë
Në majën e kodrës që quhet “Maja e Qytezës” ka me shumicë fragmente qeramike, mbi të cilat shpesh janë gjetur dhe monedha me mbishkrimin Amantion, Apolloniat apo edhe Bylion.
Ato pak fragmente muri janë të punuara me gurë kuadratik të lidhur në të thatë.
Qeramika e gjetur në këtë zonë i takon shek. IV p.e.s dhe të periudhave të më vonëshme,
Pamja nga brenda e Kishës së Shën Kollit
Pamja nga brenda e Kishës së Shën Kollit
Kisha e Shën Kollit datohet në Shek.IX, është nje kishë e tipit sallë me kupolë.
Në plan është drejtkëndësh me një absidë të vogël në anën lindore.
Hyet në një portë perëndimore që duhet të ketë qenë me arkitra guri të rrafshët.
Bën pjesë në grupin e kishave njënefëshe

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate