TIRANË,25 Janar / ATSH- N.Lena/- Fshati Dardhë në rrethin e Korçës, një fshat malor piktoresk, me histori e kulturë të veçantë, është i vizitueshëm në të katër stinët e vitit.
Por ja që Dardha në dimër bëhet më e bukur edhe për shkak të borës dhe pistës së skive. Atje në fund-javë mblidhen shumë vizitorë jo vetem nga Shqipëria por edhe vendet rreth saj. Nuk mungojnë ish dardharë, njerëz të mërguar hershëm prej saj, apo edhe të tjerë te larguar drejt Tiranës apo qyteteve të tjera, që nuk e harrojnë dhe e vizitojnë vëndlindjen e tyre.
Eshtë 19 kilometra në juglindje të Korçës, në një lartësi gjeografike mbi 1300 m, dhe sapo e përmënd vetvetiu e çon përfytyrimin tek dimri i gjatë me borë.
Ky fshat është një ndër fshatrat më të veçantë në këtë zonë të Shqipërisë. sepse është interesante të shohësh një fshat që shtrihet në shpatin e malit, ndryshe nga fshatrat e tjerë që janë vendosur në rrëzë të tij.
Po ja që Dardha ka gjetur malin si taban për shtëpitë e saj. Një fshat me shumë pak banorë,por që ka mbi 20.000 vizitorë në vit dhe që të ofron mundësinë për të zbuluar peisazhe të bukura si dhe aktivitete sportive dimërore.
Në Dardhë është një pistë ku vizitorët mund të mësojnë e të bëjnë ski fal kujdesit të komunës dhe të mësuesëve të skive. Në Dardhë ka dhe disa hotele ku mund të akomodohesh e të shijosh gatimin tradicional e të shëndetshëm.http://www.ata.gov.al/eshte-bukur-te-kalosh-fundjaven-ne-dardhe-215408.html
Nessun commento:
Posta un commento