19 gennaio 2015

Biodiversiteti biologjik në parqet tona

NatyraTIRANË, 19 Janar / ATSH / – Edhe pse një vend i vogël, Shqipëria shquhet për një diversitet biologjik dhe peizazhor të pasur.
Shqipëria ka afro rreth 3.250 lloje bimësh të larta, numër që përfaqëson 30% të florës evropiane, dhe 2.350 lloje bimësh të ulta, ku futen myshqet, algat dhe kërpudhat.
Nga gjithë kjo larmi biologjike, 27 lloje bimësh gjenden vetëm në Shqipëri (këto quhen lloje endemike), ndërsa rreth 160 lloje janë  endemike në Shqipëri dhe në shtetet fqinje. Ky diversitet kërkon të respektohet dhe të ruhet me rigorozitet.
natyra1Moratoriumi mbi pyjet dhe gjuetinë ka sjellë një rigjenerim të faunës dhe florës brenda dy viteve. Një dukuri pozitive janë parqet Kune-Vain dhe ai Divjakë-Karavasta, ku popullata e shpendëve shtegtarë ka filluar të rikthehen. Po rikthehen zogjët e rrallë që pothuajse u zhdukën dhe nuk dukeshin prej vitesh në këto parqe.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate