14 gennaio 2015

Korçë- Shpëtohet Kisha e Ristozit në Mborje, rrezikonte të shëmbej për shkak të lënies në harresë

Kisha e Ristozit në Mborje
Kisha e Ristozit në Mborje
Tiranë, 14 Janar /ATSH/ – Kisha e Ristozit në Mborje është një nga monumentet më të çmuara në Shqipëri. Ajo daton në vitin 1389 dhe i përket tipit arkitektural kryq-me-kupolë.
“Kjo kishë rrezikonte të shëmbej për shkak të lënies në harresë dhe mos ndërhyrjeve në të prej më shumë se 20-vjetësh, ku si pasoje ka pasur çarje dhe lëvizje në strukturën e saj, gjë që ka sjellë dëmtimin e tamburit dhe të kupolës.
Që prej muajit maj ka filluar puna për projektin e nderhyrjes restauruese. Hartimi i projektit ka pasur vështirësi për shkak të gjëndjes dhe ka zgjatur disa muaj duke pasur dhe asistencen e specialistëve më të mirë të IMK, DRKK-Korcë dhe vete angazhimin e ministres Mirela Kumbaro. Fale kësaj ndërhyrjeje është bërë i mundur shpëtimi i këtij monumenti.
Kisha e Ristozit në Mborje gjatë punimeve
Kisha e Ristozit në Mborje gjatë punimeve
“Ndërhyrja që po kryhet ka për qëllim stabilizimin e konstruksionit dhe parandalimin e dëmtimit të mëtejshëm të saj”, njofton DRKK-ja e Korçës. “Projekti parashikon ndërhyrjen në dy faza, ku në fazën e parë po realizohet një strehë e përkohëshme për ta mbrojtur monumentin nga agjentët atmosferikë dhe janë kryer me mjaft kujdes përforcime provizore për të mbajtur strukturën nga brenda, duke ruajtur njëkohësisht të paprekur edhe pikturën murale, e cila ka vlera të jashtëzakonshme”, shkruhet në materialin që specialistët kanë publikuar së fundmi lidhur me ecurinë e punimeve.
Puna do të vijojë me zbulimin e kupolës dhe më pas investigimin e hollësishëm të strukturës për të vlerësuar të gjitha çarjet dhe plasaritjet e saj dhe më pas do të realizohen një pjesë e masave për të stabilizuar konstruksionin, si përforcimi i mureve, harqeve dhe kupolës.
Mësohet se për të gjitha këto ndërhyrje, duke filluar nga projektimi, konsulencat dhe realizimi, janë angazhuar specialistë me përvojë në restaurimin e këtyre monumenteve të rrallë për trashëgiminë tonë kulturore.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate