27 gennaio 2015

Bukuria e fshehur e “Liqenit” të Lasgushit

pogradec...
TIRANË, 27 Janar /ATSH/ – Një peizazh mahnitës u zbulua përgjatë bregut të liqenit të Pogradecit, pasi u hoqën ndërtimet e bëra fare pranë vijës ujore dhe shpeshherë mbi të.
Mbeturina, inerte, gurë dhe zhavorr zinin peizazhin piktoresk të kësaj perle natyrore. Zhvillimi pa plan në të shkuarën kishte fshehur këtë bukuri të “Gjolit” të frymëzimit të Lasgushit.
Dremitja e liqerit së shpejti do të prishet nga punëtorët e rregullimit të vijës liqenore për të pritur sa më mirë pushuesit verorë. Le të presim edhe pak muaj për të prekur një transformim të pabesueshëm deri dje./m.m/http://www.ata.gov.al/bukuria-e-fshehur-e-liqerit-te-lasgushit-216045.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate