06 gennaio 2015

Rrjeti i çiklizmit “EuroVelo”: Rrugëtim të ri për të zbuluar Shqipërinë e vërtetë

bike-raceTIRANE, 6 Janar/ATSH-Almarina Gegvataj/-Rrjeti i çiklizmit “EuroVelo” ka njoftuar zhvillimin e një rrugëtimi të ri që nis nga Spanja dhe përfundon në Qipro, duke kaluar edhe përmes Shqipërisë.
“Turizmi i çiklizmit është duke lulëzuar me shpejtësi të madhe në një kohë që një rrugëtim i ri përmes Mesdheut do të nxjerrë në pah edhe tokën e fshehur të shqiponjave”, është titulli që hapet artikulli i portalit “Easier.com” që sjell dëshmi për përfitimet e turizmit të çiklizmit që po gjen hapësirë në mbarë Europën.
“Udhëtimi me biçikleta i Mesdheut do të kaloje në 11 vende, Spanjë, Francë, Monako, Itali, Slloveni, Kroaci, Bosnje Hercegovinë, Mal i Zi, Shqipëri, Greqi dhe Qipro, në një hapësirë prej 5 900 kilometrash.
“Peizazhet e bukura, malet që të lënë pa frymë të ofrojnë shansin për të zbuluar Shqipërinë e vërtetë, një tokë të mahnitshme me një kulturë autentike dhe të pazbuluar, me çmime të përballueshme dhe njerëz miqësorë”, theksojnë drejtuesit e EuroVelo të cilën shprehen të emocionuar që Shqipëria vendoset në hartën e çiklizmit”./a.g/http://www.ata.gov.al/rrjeti-i-ciklizmit-eurovelo-rrugetim-te-ri-per-te-zbuluar-shqiperine-e-vertete-209437.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate