Ambasada e Shqipërisë në Slloveni, takim me agjenci turistike sllovene
Në Ambasadën e Shqipërisë në Slloveni u prit sot përfaqësuesja e “Maona”-Agjenci Turistike sllovene me qendër në Porto Rosh dhe Piran.
Takimi synoi vendosjen e bashkëpunimit të rregullt mes dy palëve, shkëmbimin e informacionit për çfarë ofron Shqipëria në fushën e turizmit, kulturës, historisë, etj.
Agjencia “Maona” është e specializuar në fushën e udhëtimeve jashtë Sllovenisë, sidomos për vizita e studime në fushën e historisë e të kulturës.

Interes i veçantë tregohet për të vizituar muzeume e qendra përfaqësuese të kulturës së kombit shqiptar. Agjencisë iu ofruan një numër botimesh në fushën e turizmit e të kulturës shqiptare në gjuhën angleze e gjermane, si dhe dokumente të tjerë ndihmës për historinë, kulturën e kulinarinë shqiptare. Komunikimi me agjencinë do të vijojë gjatë muajve në vijim me qëllim që gjatë pranverës një grup slloven prej rreth 30 vetësh të vizitojë Shqipërinë. /a.ke/
Nessun commento:
Posta un commento