
Dokumentacioni është dërguar në Ministrinë e Kulturës, Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore.
Ndërkohë që ka përfunduar edhe rrethimi dhe ndriçimi i Sinagogës në qendër të Qytetit të Sarandës.
Punimet, të cilat u mbikëqyrën nga specialistët e DRKK Vlorë (Sektori Sarandë) u kryen në bashkëpunim me Bashkinë e Sarandës.
Nga këto punime që kapën vlerën e 1.1 milion lekë, u mundësua edhe rrethimi dhe sistemimi i monumentit dhe ndriçimi i tij me 6 prozhektorë të mëdhenjë dhe tashmë Sinagoga paraqitet me një imazh të ri për sezonin turistik.
Edhe Parku Arkeologjik Amantia është gati për sezonin e ri turistik, pasi rehabilitimi i segmentit rrugor Qafa e Luadhit – Amantia (asfaltimi i një pjese të segmentit, shtrimin me çakëll dhe ndërtimin e vendparkimit të autobusëve) ka përfunduar suksesshëm nën mbikqyrjen e specialistëve të DRKK Vlorë, realizuar nga subjekti “TRISS” Shpk me financimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Nessun commento:
Posta un commento