
Përmeti ka zyrën e informacionit turistik që ofron informacion për të gjithë turistët vendas dhe të huaj. “E shfrytëzojnë qytetin e Përmetit për bukuritë natyrore, veçanërisht për ato që shtrihen përgjatë Vjosës”, thotë Vasillaq Nikolla, një nga sipërmarrësit në këtë qytet. Duke folur për promocionin teksa tregon zyrat e Informimit, Nikolla shprehet se “duke qënë modest mund të them me plot bindje se kemi ecur më shumë se qytetet e tjera në këtë fushe”. Falë edhe këtij promovimi dhe informacionit të ofruar, sipas Nikollës, ka patur rritje të numrit të turistëve. “Katër muajt e sezonit veror në Përmet nuk gjen vend, pasi janë të gjitha vendet në hotel të rezervuara. Vitin e kaluar kemi qënë plot. Ka patur një numër të lartë turistësh të huaj. Janë gati 200 shtretër. Edhe këtë vit pothuaj të gjitha rezervimet janë mbyllur”. “Deri tani kemi 1100 rezervime për sezonin veror turistik. Këta janë persona qe janë paraqitur pranë zyrës sonë të informimit, duke mos llogaritur këtu personat që vizitojnë Përmetin, por nuk paraqiten pranë zyrës sonë”, thekson Nikolla.
Ndërsa një ndër përfaqësuesit e operatorëve turistike të pranishëm në eksplorimin e resurseve permetare, Rexhep Kasmi, shprehet se 90 % të turistëve i sjell në Përmet. “Të huajt mbeten të kënaqur dhe një ndër ndalesat e tyre është gjthmonë Përmeti”, thekson Kasmi.
Duke vijuar vizitën në zyrën e informimit në qendër të qytetit të Përmetit, Kryetari i Operatorëve Turistikë Shqiptarë, Sadik Malaj, na thotë se “këtu të huajt që vijnë për të viztuar Përmetin marrin të gjithë informacionin e nevojshëm. Përmeti në aspektin turistik thotë shumë. Ai është një destinacion me interesa të shumëfishta”, shprehet Malaj, ndërsa vë theksin në faktin se numri i turistëve që kanë vizituar vendin tonë është rritur me 20 % në vitin 2014 krahasuar me një vit më parë. Çdo agjenci që merret me turistët që vizitojnë Shqipërinë, duhet ta shohë Përmetin me interes, shprehet Malaj. “Grupet turistike shqiptare përveç tregut rajonal po kthejnë sytë gjithnjë e më shumë drejt pikave turistike shqiptare. Dhe ne duhet t’i ekspozojmë dhe të mundohemi t’i komercializojmë këto destinacione turistike shqiptare. Mund të bëjmë paketa turistike edhe për shqiptarët nga Shkodra apo Tirana me paketa turistike tre ditë e dy net në Përmet. Përveç Valbones, Thethit apo zones juglindore të Shqipërisë, është e rëndësishme të përdorim edhe qytete të tjera të vendit për interesat e këtij karakteri të ekskursioneve që mund të bëjmë me shqiptarët”, thotë Malaj.
E njohur që në antikitet me emrin “Trifilia”, një pjesë e “Rajonit Melotid”, emri i Përmetit e ka prejardhjen nga një hero i quajtur Premt, nga i cili historia ka arritur deri tek ne, gjeneratë mbas gjenerate. Thuhet që ky hero për mos të rënë në duar të armikut, vendosi të hidhej nga “Guri i Qytetit”, një gur i madh që ndodhet afër qendrës së qytetit.
Rrethi i Përmetit me rreth 39.000 banorë është i pozicionuar në juglindje të Shqipërisë, me një siperfaqe prej 929 km². Qyteti i Përmetit përshkohet nga lumi Vjosa nga i cili merr emrin dhe lugina. Lumi Vjosa përshkon 58 km të rrethit dhe renditet i dyti në Shqipëri për rezervat hidrike që përmban; krijon një luginë shumë të bukur e cila ka kontribuar në Shqipëri duke filluar nga Çarshova dhe duke mbaruar në rrethin e Tepelenës. Malet më të rëndësishme janë: Nëmërçka 2485 metra, Dhëmbeli 2080 metra dhe Trebeshina 1922 metra.
Rrethi ndërtohet nga tre njësi fiziko – gjeografike, zinxhiri malor Qarisht – Dangëlli – Postenan; Lugina e lumit Vjosa dhe zinxhiri malor Trebeshinë – Dhëmbel – Nemërckë. Në antikitet lugina e Përmetit banohej nga fisi Iliria e Parauejve. Shumë emra te kulturës, artit dhe shkencës shqiptare e kanë origjinën nga kjo tokë. Ndër këta mund të përmenden vëllezërit Frashëri, skulptorët Paskali e Paço, këngëtarët Xhemali e Koço, shkencëtari Nikolla Çasko, historianët Pollo e Frashëri, linguisti Kostallari, shkrimtarët Bulka e Malëshova si dhe klarinetisti Laver Bariu, fitues i shumë çmimeve nacionale dhe internacionale. Rrethi i Përmetit shtrihet ne gjirin e luginës dhe rrethohet nga male me një florë dhe faunë të veçantë të zonës.
Ndërsa një ndër përfaqësuesit e operatorëve turistike të pranishëm në eksplorimin e resurseve permetare, Rexhep Kasmi, shprehet se 90 % të turistëve i sjell në Përmet. “Të huajt mbeten të kënaqur dhe një ndër ndalesat e tyre është gjthmonë Përmeti”, thekson Kasmi.
Duke vijuar vizitën në zyrën e informimit në qendër të qytetit të Përmetit, Kryetari i Operatorëve Turistikë Shqiptarë, Sadik Malaj, na thotë se “këtu të huajt që vijnë për të viztuar Përmetin marrin të gjithë informacionin e nevojshëm. Përmeti në aspektin turistik thotë shumë. Ai është një destinacion me interesa të shumëfishta”, shprehet Malaj, ndërsa vë theksin në faktin se numri i turistëve që kanë vizituar vendin tonë është rritur me 20 % në vitin 2014 krahasuar me një vit më parë. Çdo agjenci që merret me turistët që vizitojnë Shqipërinë, duhet ta shohë Përmetin me interes, shprehet Malaj. “Grupet turistike shqiptare përveç tregut rajonal po kthejnë sytë gjithnjë e më shumë drejt pikave turistike shqiptare. Dhe ne duhet t’i ekspozojmë dhe të mundohemi t’i komercializojmë këto destinacione turistike shqiptare. Mund të bëjmë paketa turistike edhe për shqiptarët nga Shkodra apo Tirana me paketa turistike tre ditë e dy net në Përmet. Përveç Valbones, Thethit apo zones juglindore të Shqipërisë, është e rëndësishme të përdorim edhe qytete të tjera të vendit për interesat e këtij karakteri të ekskursioneve që mund të bëjmë me shqiptarët”, thotë Malaj.

Rrethi i Përmetit me rreth 39.000 banorë është i pozicionuar në juglindje të Shqipërisë, me një siperfaqe prej 929 km². Qyteti i Përmetit përshkohet nga lumi Vjosa nga i cili merr emrin dhe lugina. Lumi Vjosa përshkon 58 km të rrethit dhe renditet i dyti në Shqipëri për rezervat hidrike që përmban; krijon një luginë shumë të bukur e cila ka kontribuar në Shqipëri duke filluar nga Çarshova dhe duke mbaruar në rrethin e Tepelenës. Malet më të rëndësishme janë: Nëmërçka 2485 metra, Dhëmbeli 2080 metra dhe Trebeshina 1922 metra.
Rrethi ndërtohet nga tre njësi fiziko – gjeografike, zinxhiri malor Qarisht – Dangëlli – Postenan; Lugina e lumit Vjosa dhe zinxhiri malor Trebeshinë – Dhëmbel – Nemërckë. Në antikitet lugina e Përmetit banohej nga fisi Iliria e Parauejve. Shumë emra te kulturës, artit dhe shkencës shqiptare e kanë origjinën nga kjo tokë. Ndër këta mund të përmenden vëllezërit Frashëri, skulptorët Paskali e Paço, këngëtarët Xhemali e Koço, shkencëtari Nikolla Çasko, historianët Pollo e Frashëri, linguisti Kostallari, shkrimtarët Bulka e Malëshova si dhe klarinetisti Laver Bariu, fitues i shumë çmimeve nacionale dhe internacionale. Rrethi i Përmetit shtrihet ne gjirin e luginës dhe rrethohet nga male me një florë dhe faunë të veçantë të zonës.

Vera dhe rakia e Përmetit gjithmone janë klasifikuar në më të mirat e Shqipërisë. Me famë janë dhe djathrat, mishi, rigoni, mjalti dhe glikotë ( ëmbëlsirë karakteristike me bazë frutash të freskëta). Gjatë vitit, në Përmet zhvillohen aktivitete të ndryshme si “Festivali Internacional Multikulturor, “Festa e verës”, gara me rafting, kanotazh dhe rally.Duke folur për arkitekturën popullore nuk mund të rrimë pa përmendur disa elemente karakteristike të këtij vendi. Bëhet fjalë për shtrirjen e disa rrugëve, të realizuar në gure gëlqerorë dhe gurë lumi. Në cdo shtrirje rrugore ekzistonte një linjë qëndrore për kalimin e ujit, që pothuajse cdo ditë, hapej nga mullijntë për të garantuar pastrimin e rrugëve, portave dhe kopshteve. Ndërtimet e shekullit te XIX nuk i kalonin dy katet dhe kishin një sallë të madhe për festa dhe martesa. Disa nga këto banime janë të pranishme në fshatrat si Novoselë, Shqeri, Cerje dhe Dangëlli.

Nessun commento:
Posta un commento