27 novembre 2012

Torta gjigante e Pavarësisë dhe pergatitja e saje, me shije shege!


 Bashkia e Tiranës ka bërë publike disa detaje të festimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë, ku midis tyre do të jetë edhe torta gjigante e Pavarësisë, e cila do të jetë me shije shege. Dekori i kësaj torte padyshim që do të jetë me simbolet e shtetit shqiptar: Në qendër të saj do të jetë shqiponja dhe ngjyrat do të jenë kuq e zi. Po ashtu, një element tjetër dekorues i kësaj torte me përmasa gjigante do të jenë gjethet e ullirit, – kjo për arsye të simbolit që mbart kjo pemë. Përgatitja e tortës, sipas burimeve zyrtare nga Bashkia e Tiranës, do të bëhet nga dhjetëra pasticierë, të cilët janë ofruar në mënyrë vullnetare.Padyshim që kjo tortë, për arsye të përmasave, ingredientët që duhen për përgatitjen e saj do t’i ketë të shumëfishuar, por ende detaje të tilla nuk janë përfunduar. Torta do të vendoset në shkallët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit (TKOB), ku edhe do të bëhet ceremonia e prerjes së saj.Aktivitetet festive nga Bashkia për 100-vjetorin e Pavarësisë do të nisin që më datë 26 nëntor. Por më datë 28 Nëntor, kur mbushen plot 100 vjet nga shpallja e Pavarësisë, nga ora 10-14.00 do të zhvillohen këto aktivitete: Ceremonia e prerjes së tortës në TKOB, hedhja e parashutistëve me flamurin kombëtar, si dhe ngritja e skenës për koncertin e pasdites. Gjatë orarit të paradites do të ketë performanca nga Cirku, ekspozita me temë 100-vjetorin e Pavarësisë, si dhe shfaqje të 100 animatorëve të veshur me veshje popullore e personazhe të lidhura me festën.

Prej ditës se enjte ka filluar puna për përgatitjen e tortës gjigante për 100-vjetorin e pavarësisë. Me shume se 40 persona po punojnë për pandispanjen,qe është faza e pare e realizimit te tortës; ndërkohë qe vendosja e kremit do te realizohet natën e 27 nëntorit duke u gdhire data 28 nga plot 60 pasticiere. Vizion Plus ka pare përgatitjen e tortës, prej 550 metrash katrore qe do te peshoje me shume se 13 mije kg; kërkon një sasi kolosale përbërësish; me shume se 2 mije kg miell, 3 800 kokrra veze, gati 1800 kg sheqer si dhe 500 kg shege. Ka simbolet kombëtare, do ketë shege dhe dege ulliri anash si simbol i paqes. Ndërkaq drejtoria e higjienës ka filluar punën për pastrimin e ambientit para Teatrit te Operës dhe Baletit ,ku do te vendoset torta; dhe një personel prej 50 personash do te angazhohet për servirjen e saj ne datën 28 nëntor.

 From the day that Thursday has begun preparing giant cake for the 100th anniversary of independence. More than 40 people are working for pandispanjen, which is the first stage of realization of the cake; while the cream placement will be carried out on the night of 27 November watching 28 full 60 pasticiere. Vizion Plus has seen the preparation of cake, of 550 square meters that will weigh more than 13 thousand kg; requires an enormous amount of components; more than 2 thousand kg of flour, 3 eggs 800, about 1800 kg sugar and 500 kg pomegranate. There are national symbols, will have pomegranate and olive branch out as a symbol of peace. Hand hygiene department has started work on environmental clearance before the Theatre of Opera and Ballet, which will be located cakes;, and a staff of 50 people will commit to her partaking in on 28 November.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate