![]() GUIDE NE QYTETIN E BERATIT |
VIZITO Faqen e internetit per me shume informazione http://www.castle-park.com/
Hotel Castle Park ofron guida nëpër qytetin e Beratit (në kala, lagja Gorica,lagjia Mangalem, muzeu i Onufrit dhe muzeu etnografik).Guida mund të bëhet në gjuhën shqipe, në gjuhën angleze dhe në gjuhën italiane.Kjo guidë kushton 12 € / person.
Qyteti I Beratit Berati është një ndër qytetet e rrallë, i cili i takon agimit të njerëzimit. Një kohë, kur ujrat rridhnin të pakontrolluara dhe shkatërruese, në këtë zonë u krijua një masiv shkëmbi, i zbuluar nga natyra në sajë të këtij lumi, i cili duket të jetë vënë posaçërisht për të mirëpritur një qytet ku jeta filloi të organizohej për më shumë se 2400 vjetë.
Ky qytet, rezultat i fantazisë së rafinuar, tërhoqi poetët të shkruajnë dhe piktorët të pikturojnë.
“Jam Onufri qe vij nga qyteti i shumëndritur i Beratit”- Onufri
“Berati është i bukur , për të qenë përjetësisht i bukur”- Shtraus
“Këto vlera, ky muze dhe qyteti i Beratit nuk ju përket vetëm juve por i perket gjithë njerëzimit” - Perez de Kuelar
“Kështjellë e bukur si kopshtet paraizorë– qytet i qeshur dhe i çiltër i Beratit”.- Evlia Çelebiu
Kalaja Eshtë monumenti më antik, me një sipërfaqe 9.6 ha, i cili ngrihet në një kodër prej 187 m, e ribërë nga Mëhilli I Engjëll Komneno e pastaj, në vitin 400 , nga venecianët, ndodhet në pjesën e sipërme të qytetit dhe ka mure të larta rrethues të ndara nga 24 kulla të formave dhe dimensioneve të ndryshme, të ndërtuara në periudha të ndryshme. Eshtë ndërtuar me gurë gjigandë në formë katrori. Në periudhën bizantine kështjella ndodhej në listën e fortifikimeve të Justinianit., muri rrethues rrethon kodrën, e cila dominon qytetin aktual të Beratit dhe ka formën e një shigjete drejtuar nga veriu, në fakt, më parë formonte një zinxhir me kodrën përballë Goricës, e cila është 6 m më e lartë.
Lumi që kish formuar, në këtë pikë, një liqen dhe shumë larg një kaskatë gërrehu pak nga pak shkëmbin duke formuar një grykë të ngushtë. Për këtë motiv shpati i kësaj ane është shumë i pjerrët e shkëmbor, dhe plot shkëmbenj, që vështrojnë drejt qiellit.
Në pjesën e veriore në të cilën ndodhet porta kryesore, ka qënë ndërtuar një oborr i fortifikuar mirë, që është një nga ndërtimet e para të këtij lloji të realizuar në mesjetë me qëllim devijimin e sulmeve direkte.
Në pjesën jug-lindore gjendet një çisternë uji e ndërtuar mjeshtërisht, që ishte në gjendje të mbante ujë të freskët. Për të siguruar ujin në mesjetën e vonë, në pjesën jugore u ndërtua një tynel guri nëpërmjet të cilit bëhej transportimi i ujit nga lumi në kështjellë..
Në pjesën më të lartë të kështjellës ndodhet gjithashtu një akropol i rrethuar nga mure, brënda së cilës gjënden mbetjet e një garnizoni ushtarak, mbetjet e sarajeve të pashait dhe të Xhamisë së Bardhë në periudhën otomane.
Kështjella i ka qëndruar besnike planimetrisë së saj të shekullit IV para Krishtit. Hera – herës , sipas teknikave të përdorura, kështjella u përshtat, e kjo mund të vihet re në kullat e predispozuara për topa dhe në frengjitë për pushkët, që shfaqen në periudhën e pashallëqëve të mëdha shqiptare, të shekullit XVIII-XIX.Topat gjenden akoma edhe sot përgjatë mureve të kështjellës.
Mangalemi Dhe Gorica Mangalemi dhe Gorica, janë dy lagje të qytetit të Beratit që dallohen për harmoninë me terrenin në të cilën janë ndërtuar, duke shfrytëzuar mjeshtërisht gjuhën arkitektonike. Këto lagje së bashku me kështjellën, akoma të banuara, përbëjnë tre komplekset më karakteristike të qytetit.
Kompleksi i lagjes « Mangalem » është gur i çmuar në artin e ndërtimeve, në të cilën kompozimi harmonik i shtëpive ka arritur një nivel të lartë. Ka formën e një piramide elegante që imiton siluetën e kodrës, në majën e së cilës është ngritur kështjella. Ky kompozim, kaq i madh në volum aq sa delikat në kompozimin e saj, karakterizohet nga një transparencë intesive për shkak të numrit të madh të dritareve, nga e cila merr emrin «qyteti i një mijë e një dritareve». Vizitorit i tërheqin vëmendjen rrugicat, të cilat edhe pse janë të «fshehura» kanë një bukuri të jashtëzakonshme. Shumë intime, me errësirën e tyre këto rrugica duket sikur sfumojnë godinat e lagjes. Rrugica si këto nuk mund të harrohen me lehtësi.
________________________________________
Gorica
Gorica është lagjja përballë Mangalemit që nuk shikon kurrë diellin gjatë dimrit. Lagjet e tjera të qytetit janë në pjesën e djathtë të lumit Osum, ose përeth kodrave, konfiguracion, i cili i jep qytetit pamjen e një amfiteatri.
________________________________________
Ura E Goricës Ura prej druri, e cila më vonë në shekullin XVIII u zëvendësua nga ajo prej guri, u ndërtua më 1780 nga Ahmet Kurt Pashai dhe u rindërtua më vonë në vitet 1920-1930. Eshtë e gjatë 129.3 m, e gjerë 5.3 m dhe me largësi harqesh prej 9 deri më 16.7 m. Ngrihet 10 m mbi nivelin e lumit dhe është një urë e bukur e përbërë nga shtatë harqe. Në brendësi të shtyllës së parë, deri në kohën e rikonstruksionit, ekzistonte një zgavër, një kamare e madhe e mbyllur me zgarrë hekuri, në të cilën, sipas legjendës, duhej që një vajzë të qendronte e mbyllur, e destinuar me vdekje nga uria si sakrificë për të qetësuar shpirtrat, të cilët kundërshtonin ndërtimin e urës. Në një tjetër shtyllë, gjatë restaurimit, u gjend një skulpturë prej druri, e cila përfaqësonte kokën e një gruaje.
E ndërtuar mbi një bazament të fortë, e gjithë ura është e veshur plotësisht me gurë të gdhendur, të cilat mbahen mes tyre nga ganxha metalike. Ura është një ndër mirësitë e qytetit, e karakterizuar nga eleganca e gurit të bardhë e përdorur për ndërtim.
________________________________________
Legjenda E Qytetit Mijëra e mijëra vjet më parë jetonte një Zanë shumë e bukur. Një ditë ajo u takua me dy vëllezër viganë, Tomorin dhe Shpiragun. Sikurse ndodh shumë herë ndër legjenda dhe shpesh në të vërtetë, të dy vëllezërit ranë në dashuri me Zanën e bukur. Kaq fort ua trazoi zemrat të dy vëllezërve dhe kaq thellë u hyri grindja për të, sa që shpërtheu lufta vëllavrasëse. Tomorri, duke patur një shpatë të shkëlqyeshme, i ra vëllait të vet më të vogël brinjëve, ndërsa ky i fundit, i armatosur me një topuz shumë të rëndë, iu turr me furi duke e goditur sa mundëte më fort.
Zoti, që shihte çdo gjë, u trishtua dhe u zëmërua prej pamjes aq të dhimbshme, grindjes aq të përgjakshme midis vëllezërve. Ata duheshin ndëshkuar për këtë mënxyrë që shkaktuan. Prandaj, Ai i ktheu fajtorët në gur dhe i dënoi të mbajnë ndër shekuj në trup gjurmët e këtij luftimi të tmerrshëm.
Që nga ajo kohë e lashtë e deri sot vëllai i madh, Tomori, i tregon diellit hapësirat e veta gropa - gropa dhe plasa të panumërta. Ndërsa, vëllait të vogël, Shpiragut, kushdo që kalon në këto treva, i sheh brinjët e coptuara e të thelluara vija-vija. Shkaktarja e kësaj mënxyre, Zana e bukur hirëplotë, nuk duhej t'i shpëtonte zëmërimit të Zotit, ndaj Ai e ktheu në një kodrinëzë shkëmbore, mbi të cilën një ditë filluan të vendosen gurë mbi gurë dhe u ndërtua një kështjellë e madhe, e bukur, që qendron edhe sot madhështore mbi qytetin e Beratit. Zana e bukur, që i donte vëllezërit, po jo zëmërimin e tyre të derdhur mbi njeri-tjetrin, qau e qau pa masë. Ai lumë, që tani mban emrin Osum, sipas legjendës, nuk është gjë tjetër veçse rrëkeja e lotëve, që lagu gurë e shkëmb dhe u derdh mes dy vëllezërve prej Zanës hyjneshë, për t'u treguar se dhimbja për këtë fatkeqësi asnjëherë nuk do t'i shterë lotët.
________________________________________
Kodiket E Beratit |

Berati është një ndër qytetet e rrallë, i cili i takon agimit të njerëzimit. Një kohë, kur ujrat rridhnin të pakontrolluara dhe shkatërruese, në këtë zonë u krijua një masiv shkëmbi, i zbuluar nga natyra në sajë të këtij lumi, i cili duket të jetë vënë posaçërisht për të mirëpritur një qytet ku jeta filloi të organizohej për më shumë se 2400 vjetë.
Eshtë monumenti më antik, me një sipërfaqe 9.6 ha, i cili ngrihet në një kodër prej 187 m, e ribërë nga Mëhilli I Engjëll Komneno e pastaj, në vitin 400 , nga venecianët, ndodhet në pjesën e sipërme të qytetit dhe ka mure të larta rrethues të ndara nga 24 kulla të formave dhe dimensioneve të ndryshme, të ndërtuara në periudha të ndryshme. Eshtë ndërtuar me gurë gjigandë në formë katrori. Në periudhën bizantine kështjella ndodhej në listën e fortifikimeve të Justinianit., muri rrethues rrethon kodrën, e cila dominon qytetin aktual të Beratit dhe ka formën e një shigjete drejtuar nga veriu, në fakt, më parë formonte një zinxhir me kodrën përballë Goricës, e cila është 6 m më e lartë.
Në pjesën jug-lindore gjendet një çisternë uji e ndërtuar mjeshtërisht, që ishte në gjendje të mbante ujë të freskët. Për të siguruar ujin në mesjetën e vonë, në pjesën jugore u ndërtua një tynel guri nëpërmjet të cilit bëhej transportimi i ujit nga lumi në kështjellë..
Mangalemi dhe Gorica, janë dy lagje të qytetit të Beratit që dallohen për harmoninë me terrenin në të cilën janë ndërtuar, duke shfrytëzuar mjeshtërisht gjuhën arkitektonike. Këto lagje së bashku me kështjellën, akoma të banuara, përbëjnë tre komplekset më karakteristike të qytetit.
Ura prej druri, e cila më vonë në shekullin XVIII u zëvendësua nga ajo prej guri, u ndërtua më 1780 nga Ahmet Kurt Pashai dhe u rindërtua më vonë në vitet 1920-1930. Eshtë e gjatë 129.3 m, e gjerë 5.3 m dhe me largësi harqesh prej 9 deri më 16.7 m. Ngrihet 10 m mbi nivelin e lumit dhe është një urë e bukur e përbërë nga shtatë harqe. Në brendësi të shtyllës së parë, deri në kohën e rikonstruksionit, ekzistonte një zgavër, një kamare e madhe e mbyllur me zgarrë hekuri, në të cilën, sipas legjendës, duhej që një vajzë të qendronte e mbyllur, e destinuar me vdekje nga uria si sakrificë për të qetësuar shpirtrat, të cilët kundërshtonin ndërtimin e urës. Në një tjetër shtyllë, gjatë restaurimit, u gjend një skulpturë prej druri, e cila përfaqësonte kokën e një gruaje.
Mijëra e mijëra vjet më parë jetonte një Zanë shumë e bukur. Një ditë ajo u takua me dy vëllezër viganë, Tomorin dhe Shpiragun. Sikurse ndodh shumë herë ndër legjenda dhe shpesh në të vërtetë, të dy vëllezërit ranë në dashuri me Zanën e bukur. Kaq fort ua trazoi zemrat të dy vëllezërve dhe kaq thellë u hyri grindja për të, sa që shpërtheu lufta vëllavrasëse. Tomorri, duke patur një shpatë të shkëlqyeshme, i ra vëllait të vet më të vogël brinjëve, ndërsa ky i fundit, i armatosur me një topuz shumë të rëndë, iu turr me furi duke e goditur sa mundëte më fort.
Rëndësia e “Beratinus-it” u theksua edhe më nga fakti se në tipologjinë e tekstit të tij gjenden gjurmë të shkrimeve siriake (të Lindjes) dhe të Perëndimit njëherësh. Këtij mendimi i janë përmbajtur shumë dijetarë, prej Batiffol-it deri tek Aleks Buda e më pas Roderic L. Mullen. Kjo e bën atë një prej dorëshkrimeve më të rëndësishëm për të krahasuar shkollat e shkrimeve ungjillore dhe procesin historik të kanonizimit të shkrimeve të shenjta në përgjithësi. Për fat të keq, numri i kodikëve me njohje ndërkombëtare të ruajtur në Shqipëri, duke përjashtuar “Kodikun e Artë të Anthimit” (një dorëshkrim i rrallë krysografik, në pergamenë të purpurt) dhe disa të tjerë, me gjithë këtë vëmendje, që e tejkalon interesin e shkencës vendëse, është i kufizuar. Të paktë kanë qenë ata që kanë bërë studime duke pasur njohje të drejtpërdrejtë për kodikët. Disa të tjerë kanë shkruar duke pasur si burim jo vetë kodikët, por studimet mbi to.



Nessun commento:
Posta un commento