Shkodër - Nentor 03,2012 - 17:00
Për herë të parë janë ekspozuar në muzeun historik të Shkodrës hartat e përcaktimit të kufijve të shtetit shqiptar nga Komisioni Ndërkombëtar. Hartat e Komisionit të Delimitacionit të viteve 1922-1925 bëhen të njohura për publikun me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së vendit.
Ekspozita "Konceptime hartografike të hapësirës shqiptare" është mjaft intersante dhe me vlera njohëse për qytetarët e interesuar e sidomos për studiuesit.
Në këtë ekspozitë është prezantuar edhe harta origjinale e qytetit të Shkodrës e punuar nga Etrit Jezuitë. Ndërkohë këto ditë pritet dhe çelja e odës së etnografisë dhe kostumografisë pranë muzeut historik të Shkodrës. Për çeljen e saj janë mbledhur tek qytetarët dhe familjet shkodrane, punime tradicionale artizanale si dhe kostumet popullore të zonave më të spikatura.
Bruna Gjoka

Nessun commento:
Posta un commento