16 novembre 2012

Antigone ne rrethinen e gjirokastres, zbulohet në rrënoja gur xhami "misterioz"


1 5 NËNTOR 201 2
Në rrënojat e qytetit antik te Antigonesë, në rrethin e Gjirokastrës, është zbuluar dje një gur i rrallë unaze ose medalioni, që arkeologët dyshojnë se ka të pasqyruar figurën e Pirros së Epirit, hipur në një
karrocë beteje në një çast luftimi.
Zbulimi është bërë gjatë punimeve të ekspeditës së përvitshme arkeologjike “Antigone 2012”, organizuar nga Instituti i Arkeologjisë pranë Qendrës së Studimeve Arkeologjike, në bashkëpunim me
Parkun Arkeologjik Antigone, në sektorin G, kuadrati nr 10. Ëngjëllush Serjani, drejtori i Parkut Arkeologjik të Antigonesë, tha sot për ATSH-në, se objekti i rrallë arkeologjik është një gur xhami, ndoshta unazë ose medalion, mbi të cilën është gdhendur me një finesë të jashtëzakonshme në reliev një pamje e dy kuajve dhe një luftëtari në vrapim
e sipër.
"Është ende herët të japësh një version zyrtar. Ky objekt kërkon kohë të studiohet nga arkeologët, për të
përcaktuar datimin”, thekson Serjani.
Antigonea shtrihet në shpat të malit të Lunxhërisë, në vendin e quajtur Jermë, vend i djegur, me një
sipërfaqe prej 90 ha. Qyteti antik mban emrin e gruas së parë të Pirros, Antigonës, vajzës së mbretit të
Egjiptit, Ptolemeut.
Ky qytet, i ndërtuar në vitin 297, ka një arkitekturë që i ngjan fushës së shahut. Nga jugu në veri janë rrugët
primare, 7 m të gjera e me trotuare në të dy anët e saj.
Brenda parkut janë zbuluar tri kisha të periudhes Paleokristiane dhe një kapelë martirium, ku gjendet një
mozaik mjaft i rëndësishëm, që i përket antikitetit të vonë, ku paraqitet Shën Kristofori me palmën e martirit
në dorë, një nga ikonografitë më të hershme në klasifikimet globale.
Në fillim të vitit 2006, me një vendim të Këshillit të Ministrave, qyteti antik i Antigonesë mori statusin e
Parkut Arkeologjik.
marrë nga ATSH

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate