
Ju mirepresim ne Himare. Ju mirepresim ketu ku ngjyra jeshile e ullishteve te pafund bashkohet ne harmoni te plote me ngjyren blu transparente te detit Jondhe qiellin e kalter.
DescrizioneKetu ku mikpritja dhe krenaria eshte e njohur per banoret vendas tre mij vjet me pare, sic kane shkruajtur shume historian te vjeter si Homeri, Plini, Straboni, Thuqidhidhi etj.
Vendin qe kane vizituar shume studjues te huaj nga kureshtja qe u ka ngjallur si Bajroni, Liku, Celebi etj. Eshte bashki rurale pa studim urban. Vendosja e shtepive te vjetra eshte ne baze te trashegimise popullore.
Vizi
DescrizioneKetu ku mikpritja dhe krenaria eshte e njohur per banoret vendas tre mij vjet me pare, sic kane shkruajtur shume historian te vjeter si Homeri, Plini, Straboni, Thuqidhidhi etj.
Vendin qe kane vizituar shume studjues te huaj nga kureshtja qe u ka ngjallur si Bajroni, Liku, Celebi etj. Eshte bashki rurale pa studim urban. Vendosja e shtepive te vjetra eshte ne baze te trashegimise popullore.
Vizi
tori me te mberitur ne Himare nuk ndjehet i huaj nga vendasit por do te pritet sikur te ishin njohur qe me pare. Do ti krijohet mundesia, perkrah lokaleve ku do te shijoje kulturen e gatimit vendas te gershetuar me gatimin europian, te shijoje dhe detin me plazhet e pastert si dhe diellin e forte deri ne perendim, vecori keto te natyres ku vetem Himara mund tjua ofroj. Pushuesit i krijohet mundesia te vizitoje fshatrat piktoreske, shprehje e trashegimise popullore arkitektonike te bregut, ku gjate vitit mund te marre pjes ne shume festa tradicionale qe organizohen nga popullsia vendase.
Gjithashtu pushuesit i krijohet mundesia te vizitoje kisha te periudhes Bizantine dhe manastire te lashtesise. Vizitore! Besojme se do te ngeleni te kenaqur nga pushimet ne Himare per te gjitha sa u ofrojme dhe thame me siper. Ju urojme mireseardhjen dhe pushime te mbara ne te gjithe bregdetin........


Akrokeraune(Vetetimes) ,ne lindje ne vazhdim te vargemaleve te Vetetimes dallohet fshati Pilur dhe pylli i dendur i lisave, ne jugelindje Spileja bregdetare qe sot eshte qendra administrative e Bashkise se Himares dhe ne juge plazhi i Livadhit dhe deti Jon nga ku dallohet pjesa veriore e ishullit te Kurfuzit dhe ishujt Diapontike, Erikusa, Othoni, Mathraqi. Ne perendim gjendet kodra e Skutarase qe ndahet nga kalaja e Himares nga kanioni madheshtor i Vishes. Kalaja e Himares ekziston, të paktën qysh nga mesi i shekullit të IV para Krishtit dhe kontrollonte rrugën nëpër bregdet nga Oriku për në Buthroto. Permendet me emrin Chimera (toponimia Himare lidhet nga disa studiues me Kimeran, një qenie mitologjike me trup luani koke dhie dhe luani dhe bisht gjarpri) dhe perfshihet ne fisin Epirot te Haoneve. Himara përmendet ne disa shkrime te lashta. Emri Chimera si toponim permendet nga Homeri te pakten qe nga shek.XIII para Krishtit. Një mbishkrim i shekullit të III-II, para Krishtit i gjetur në Argos të Peloponezit, e përmend himariotin Thoraks, i cili priti në shtëpinë e tij të dërguarin e atij qyteti, i cili ftonte përfaqësuesit e qyteteve të tjera për të marrë pjesë në festën e tempullit të Herës. Në shekullin e I para Krishtit Himara përmendet nga gjeografi grek Straboni, i cili na ka lënë një përshkrim të hollësishëm të bregdetit të Adriatikut dhe Jonit. “Në malet Akrokeraune, shkruan ai- është kështjella e Himarës dhe burimi i ujit mbretëror”.
Perandori Justinian do te rinovoje keshtjellen e Himares permendur nga Pliny nga koha romake: “Ιη Ερiri oracastellum in Acroceraunis Chimera”. Në listën e vendeve të fortifikuara të Epirit që jep studiuesi anglez N. Hammond, kalaja e Himarës shënohet si kështjellë me muret rrethues midis 500- 1000 m gjatësi. Ne shekullin VIII pas K. kalaja e Himares behet qendra e Peshkopates se Himares cka dëshmon se ajo ka qenë qendër e rëndësishme në Bregdetin Jonian. Per kete arsye me emrin Himare u pagezua gjithe Krahina që perfshinte Bregdetin Jonian, Kurveleshin, Lumin e Vlores dhe Tepelenen. Ne kalane e Himares rruhen deri sot gjurme nga te gjitha periudhat kohore qe permenden me larte. Ansambli arkitektonok i Kalase se Himares eshte shpalur monument kulture . Në disa pjese të saj jane ruajtur mure rrethuese te periudhes Helenistike . Blloqet e medha te gureve poligonale jane te ngjashem me muret rethuese te Finiqit, Butrintit dhe qyteteve te tjera te Kaonise te se njejtes periudhe. Kisha e Episkopise konsiderohet nga monumentet me te rendesishme dhe gjendet brenda mureve helenistike. Sipas nje versioni eshte e ndertuar mbi themelet e nje tempulli kushtuar Apollonit. Ajo perbehet nga tempulli kryesor dhe nje gjysme tjeter e zbuluar ku prehen dhe dy peshkope.

Ne vitin 1970 shpallet moument kulture dhe mbrohet nga shteti. Pas viteve 90te nen kujdesin e kryepeshkopit Anastas restaurohet plotesisht dhe sherben si Kishe Mitropolike e zones se Himares. Ne krahe te kishen Ai Pantes ndodhet kambanorja e Himares e ndertuar ne vitin 1878. Ne kompleksin arkitektonik te kalase se Himares objekte te tjera te rendesishme jane. Shtepia e Anastas Papas : Në majë të kalase me pamje nga palzhi i Livadhi eshte rezidenca e Anastas Papase. Shtepia e Kristo Dhimes : Shtepia ka qene tre kateshe por banuesit e mevonshem duke mos qene ne gjendje ta mirembajne e kane prishur nje kat. Shtepia Spiro Milios : Nje rezidence me pamje spektakolare dhe dekorim te pasur. Shtepi me rëndesi të veçante pasi ketu eshte shkruar nje pjese e historine moderne te Himares . Shtepia e Lilo Llazarit : Shtepia eshte shpallur monunument kulture si shtepi karakteristike himarjote.
Sheshi i Shen Dhimitrit : Sheshi me pamje Spilene , ku ndodhej e kisha e vogel e Shen Dhimitrit e cila nuk ekziston me. Shen Theodhori: Nen Shen Dhimitrin eshte kisha e Shen Theodhorit. Kisha eshte e braktisur prej shume vitesh dhe nuk ka himarjot te sotem te kujtohet se kurre ka funksionuar . Shen Kozmai : Kisha e ndertuar ne vendin ku ligjeroi Shen Kosmai i Etolise ne Kambi u prish nga regjimi diktatorial. Kisha e re eshte ndërtuar pas vitit 1990 disa metra me larg nga e vjetra.
Nessun commento:
Posta un commento