19 novembre 2012

Mbërrijnë në Durrës shpatat e përkrenarja e Skënderbeut pas 4 shekujsh

Tiranë - 
Rreth 540 vjet pasi u larguan nga toka shqiptare armët e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu janë rikthyer në kryeqytetin shqiptar. Në kushte të larta sigurie ato kanë ardhur më rrugë detare nga Bari në portin e Durrësit duke udhëtuar brenda një furgoni të posaçëm për transportin e veprave të artit dhe më pas kanë mbërritur në Muzeun Historik Kombëtar ku do të ekspozohen në 22 nëntor.

Të mbyllura hermetikisht në kuti që sigurojnë klimën e  përshtatshme dhe i ruajnë nga zjarri dhe uji,  brenda muzeut janë transportuar dy shpatat, njëra prej të cilave ceremoniale, përkrenarja, një portret garvur i Skënderbeut dhe disa fleta kodeksesh. Drejtori i muzeut kombtëtar Luan Malltezi ka përshkruar edhe disa nga masat e sigurisë.

"Ne kemi marr përsipër armët e Skënderbeut të vijnë në muze, të ekspozohen në vitrinë, nga pala austriake dhe merren po nga vitrina nga pala austriake. Objektet janë të mbyllura, të vendosura nga ana e tyre. Ne garantojmë sigurinë e tyre, siç dihet muzeu është dhe në ruajtje nga Ministria e Brendshme 24 orë. Çdo pavion i muzeut është i kontrolluar dhe nga mjetet që kemi ne, ka sistem sigurie sinjalizimi për çdo lloj ndërhyrje të brendshme në muze kur nuk ka punonjës. Ne kemi instaluar kamera që vëzhgojnë pavionin ku vendosen armët e Skënderbeut", tha Luan Malltezi, drejtor i MHK.

Objektet që kanë mbërritur nga Kunsthistorisches (Kunshhistorishe) Museum, do të qëndrojnë në këto kuti për 24 orë derisa të përshtaten me klimën. Më pas specialistët austriak do ti vendosin ato në stendat prej xhami të dërguara posacërisht nga Vjena.

Këto objekte janë koleksionuar nga Muzeu i Historisë së Artit në Vjenë midis viteve 1588-1593 kur janë dorëzuar nga Arkiduka Ferdinand i Tirolit. Në Tiranë ato do të qëndrojnë një muaj e gjysëm.

Aleks Kalemasi


TIRANE-1 9 NËNTOR 201 2 - 1 0:1 5 Kanë mbërritur në portin e Durrësit shpatat dhe përkrenarja
e heroit tonë kombëtar, Skënderbeu. Mendohet se armët e
Skënderbeut ndodhen në tragetin “Jonis” i cili sapo është ankoruar në
portin e Durrësit. Bëhet e ditur se ato do të vendosen në masa të forta
sigurie në Muzeun Kombëtar në pavionin e Mesjetës ku edhe do të
ekspozohen më 22 nëntor.
Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, 2 shpatat dhe përkrenarja
rikthehen në Shqipëri pas më shumë se 4 shekujsh. Prej vitit 1590,
që është dhe inventari më i hershëm që ekziston ata ndodhen në
Muzeun Historik të Artit në Vjenë. Së bashku me armët nga Vjena
pritet të vijnë dhe një kodeks (fletë të një kodiku ku në gjermanisht ka të dhëna për jetën e Skënderbeut),
një gravurë, një pikturë që tregon heroin në profil dhe shpatën në këmbët e tij.
Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Luan Malltezi, ka zbuluar disa nga detajet e ekspozimit të tyre. Sipas
tij, shqetësimi dhe interesimi më i madh i palës austriake, ka qënë siguria, dhe gjatë këtyre muajve janë
bërë inspektime të njëpasnjëshme në mjediset e Muzeut.
“Krahas vendosjes ato kanë edhe kërkesa të tjera. Një nga këto është dhe sa të garantuara janë ato në
Shqipëri. Muzeu Historik Kombëtar realizon kushtet e ruajtjes. Ne kemi nën vëzhgim Muzeun Historik me
një shërbim 24 orë nga organet e rendit. Vetë çdo ambjent i Muzeut është i vëzhguar me kamera, kemi
inspektorë të sallave”, ka deklaruar Malltezi. Për herë të parë shpatat janë larguar nga Shqipëria në vitin
1468. Prej vitit
(sg/shqiptarja.com)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate