08 novembre 2012

Hapet në Muzeun Historik Kombëtar ekspozita etnografike “Veshje të trevave shqiptare”


news_im_ministri-bumci-ekspozita-e-veshjeve

Në kuadër të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Albanologjike dhe Muzeun Historik Kombëtar hapi sot ekspozitën etnografike “Veshje të trevave shqiptare”.
Ministri Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Z. Aldo Bumçi gjatë përshëndetjes së tij tha se në këtë 100- vjetor jemi përpjekur të sjellim para jush kostumet popullore më të spikatura të trashëgimisë sonë kulturore.
Në listën e rreth 50 kostumeve popullore, shtoi Z. Bumçi janë përfshirë të gjitha trevat shqiptare, kostume popullore të Kukësit, Tropojës, Pukës, Shkodrës, Lezhës, Kurbinit, Mirditës, Librazhdit, Elbasanit, Tiranës, Durrësit, Dibrës, Gollobordës, Pogradecit, Korçës,  Kolonjës, Beratit, Gramshit, Gjirokastrës, Sarandës, Vlorës, Fierit, Lushnjës si dhe veshjet nga krahinat shqiptare të Malit të Zi, Maqedonisë dhe nga Kosova.
Ndërsa kuratorja e kësaj ekspozite Znj. Afërdita Onuzi tha se veshjet janë origjinale dhe i përkasin krahinave të ndryshme, sipas mjedisit etnokulturor, kryesisht janë veshje që i përkasin fundit të shek.19 dhe fillimit të shek.20. Përmes modës së veshjeve ne kuptojmë më shumë për këto krahina, gjendjen ekonomike dhe kulturore të këtyre zonave, etj, tha Znj. Onuzi.
Ekspozita u shoqërua me katalog të veshjeve të ekspozuara dhe pjesë unikale më të spikatura të kostumeve tradicionale shqiptare.
Kjo ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 7 deri në 28 Nëntor.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate