27 novembre 2012

Aktivitete ne Tirane dhe Vlore per 100 vjetorin e pavarsise "28 Nentorini", Kufizimet në qarkullimin e mjeteve për datën 28 Nëntor 2012 ne Tirane, Vlore


Data 28 nëntor:

Aktivitetet nisin nga ora 10.00-14.00   
                            
Rruga “Murat Toptani”:
  • Panairi “Blej produkte shqiptare”
  • Koncert me këngë të muzikës së lehtë dhe popullore
      Eranda Libohova; Eni Koci; Ardian Trebicka; Soni Malaj; Redon Makashi; Greta Koci; Elton Deda;
      Valon Shehu; Mentor Haziri; Elhaida Dani; Bojken Lako; Alban Skënderaj    
  • Ekspozita “100 vjet Tirana” – (trotuari i GKA)
Lulishtja tek parku “Rinia” (tek Shatërvani)-Këndi i Fëmijëve:
  • Telajo për pikturën me temë “100 vjet Pavarësi – Shqipëria ime” (12m*1.5m)
  • Koncert për fëmijë (Qendra Kombëtare për Fëmijë, shkolla e Baletit, Liceu Artistik etj.) 
  • Teatër për fëmijë (Teatri i Kukullave)
  • Animatorë (lojra, pikturime në fytyrë, tullumbace) 
  • Foto point me personazhe të Pavarësisë
Lulishtja “Tre Vëllezërit Frashëri”:
  • Koncert për të rinj (Akademia e Hollivudit, Liceu Artistik, shkolla e Baletit)
Ura tek rruga “Ibrahim Rugova”:
  • Performancë e Cirkut
Rr. “Ismail Qemali” (pedonale):
  • Ekspozitë pikture, telajo, teatër rruge, performanca me vegla muzikore nga Akademia e Arteve dhe Teatri i Metropolit
Përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”: 
  • Foto point me personazhe historike 
  • Rreth 100 animatorë, të veshur me veshje popullore e personazhe të lidhura me festën, që shpërndajnë flamurë të vegjël dhe organizojnë lojra
Sheshi “Skënderbej”:
  • Ceremonia e prerjes së Tortës (TKOB)
Hedhja e parashutistëve të Red Bull me Flamurin Kombëtar  


mtkrs_logo_al
E MËRKURË 28 Nentor
10:00
Vlorë
E MËRKURË 28 Nentor
13.00
Tiranë
E MËRKURË 28 Nentor
14:00
Tiranë
E MËRKURË 28 Nentor
17:00
Tiranë
E MËRKURË 28 Nentor
17:30
Tiranë
E MËRKURË 28 Nentor
18:00
Tiranë
E MËRKURË 28 Nentor
19:30
Tiranë




Vlorë, ja aktivitetet e 27 dhe 28 NëntoritVlorë, ja aktivitetet e 28 Nëntorit
Në datën 28 Nëntor aktivitetet do të çelen me një koncert në Sheshin e Flamurit, ku në orën 10.00 do të nisë edhe ceremonia zyrtare e festimeve të kësaj ngjarjeje. Fillimisht do të bëhen homazhe dhe do të vendosen kurora në varrin monumental të Ismail Qemalit, në Sheshin e Flamurit dhe më pas do të zhvillohet ceremonia zyrtare e ngritjes së Flamurit Kombëtar nga Presidenti i Republikës, shoqëruar me fjalimet e rastit nga kreu i Shtetit dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës. Të gjitha ceremonitë zyrtare në shesh parashikohen të zgjasin 25 minuta. 

Më tej, në Sheshin e Flamurit do të jepet një koncert ceremonial për 100 Vjetorin e Pavarësisë Kombëtare, në repertorin e të cilit do të ketë këngë dhe valle popullore nga grupe të ndryshme të vendit dhe nga trojet shqiptare, pjesëmarrëse në Festivalin Mbarëkombëtar të Folklorit, si dhe me praninë e këngëtarëve të ndryshëm nga Vlora dhe kryeqyteti. 

Paralelisht me këtë, në orën 11.00, në Teatrin “Petro Marko”,do të çelet ekspozita me Flamujt Shqiptarë, ndërkohë që në orën 11.30, në Pallatin e Sportit “Flamurtari” do të jepet Koncerti i Madh Festiv “100 Vjet Pavarësi”, që parashikohet të zgjasë deri në orën 13.00. 

Aktivitetet do të vazhdojnë në mbrëmje në Sheshin e Flamurit në orën 18.00, ku do të jepet koncerti “Shqipja hapi krahët”, me pjesëmarrjen e këngëtarëve të ftuar.


policia e shtetit shqipetare
Kufizimet në qarkullimin e mjeteve për datën 28 Nëntor 2012 Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së veprimtarive që do të zhvillohen në kuadër të 100 Vjetorit të Pavarësisë, ka hartuar një plan të posaçëm, ku janë përcaktuar masa të detajuara dhe një sërë detyrash konkrete, të cilat aktualisht po implementohen nga strukturat e saj. Në kuadër të këtyre masave, ditën e nesërme më datë 28 Nëntor 2012, nga Bashkia e Tiranës do të organizohen një sërë aktivitetesh si dhe përgjatë “Sheshit Skënderbej”, do të zhvillohet Parada Ushtarake në segmentin rrugor Sheshi “Rilindja”, përgjatë rrugës së “Durrësit” deri tek sheshi “Skënderbej” në intervelin kohor ora 10.00’ deri në orën 18.00’. Ndërkohë, do të bëhet bllokimi dhe kufizimi i lëvizjes së mjeteve në segmentet të rrugëve si më poshtë ; · Nuk do të lejohet parkimi dhe lëvizja automjeteve nga sheshi “Rilindja” deri tek sheshi “Skënderbej”. · Do të bëhet bllokimi e lëvizjes së mjeteve dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në segmentin rrugor të rrugës “Bardhok Biba”. · Do të bëhet bllokimi e lëvizjes së mjeteve dhe nuk do të lejohet parkimi i tyre në segmentin rrugor të rrugës “Urani Pano”. · Do të bëhet bllokimi e lëvizjes së mjeteve në segmentin rrugor nga kryqëzimi i rrugës “Barrikada” me rrugën “Dibrës, deri tek sheshi “Skëderbej”. · Do të bllokohet lëvizja e mjeteve në segmentin rrugor nga Kryqëzimi i rrugës “Luigj Gurakuqi” me rrugën e Barrikadave (tek kryqëzimi i 9-katsheve), deri tek sheshi “Skënderbej”. · Do të bllokohet lëvizja e automjeteve në segmentin rrugor Kryqëzimi i Bulevardit “Zogu i Parë” me rrugën ‘Fortuzi” deri tek sheshi “Skënderbej”. · Do të bllokohet segmenti rrugor nga kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit’ me Ministrinë e Mbrojtjes deri në sheshin “Skënderbej”. · Po ashtu do të bllokohet segmenti rrugor nga kryqëzimi i rrugës së “Kavajës” me rrugën “Kont Urani” deri në sheshin “Skënderbej”. · Do të ketë kufizime të lëvizjes së automjeteve përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Ndërkohë nga ora 18.00’ deri në 22.00’ të ditës së do bëhet bllokimi i lëvizjes së mjeteve dhe nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në segmentin rrugor nga kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmoret e Kombit” me bulevardin “Bajram Curri” (nga Ura e Madhe e Lanës) deri në sheshin “Nënë Tereza” (për koncertin përmbylles në sheshin “Nënë Tereza). Policia e Kryeqytetit, duke falenderuar qytetarët për bashkëpunimin, kërkon mirëkuptimin e tyre, në mënyrë që të kufizojnë sa më shumë të jetë e mundur qarkullimin me automjete gjatë këtyre ditëve festive. Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë


Masat e marra nga Policia e Vlorës në kuadër të festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë -akset rrugore ku do ketë kufizim qarkullimi
Drejtoria e Policisë Qarku Vlorë në kuadër të masave të marra në bashkëpunim me Institucione Shtetërore dhe Agjensitë ligjzbatuese, për organizimin e aktiviteteve festive për 100-Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë bën me dije gjithë qytetarët se në datat 27 dhe 28 Nëntor do të ketë kufizime të qarkullimit të mjeteve nw akse rrugore të caktuara të qytetit, marrë shkas nga numri i lartë i qytetarëve Shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, që kanë mbërritur në Vlorë dhe që pritet të mbërrijnë.
Konkretisht do të bllokohen për qarkullim të mjeteve akset rrugore si më poshtë:
  1. në datëat 27 dhe 28 Nëntor do të bllokohet Bulevardi Kryesor nga Xhamia e Plumbit - Rrethrrotullimi i Skelës;
  2. po në datën 27 dhe 28 Nëntor do të bllokohet qarkullimi në aksin Rrugor nga Shkolla e Mesme “Halim Xhelo” - Xhamia;
  3. do të bllokhet edhe aksi rrugor nga Mobilieri Aliko – Kapelja;
  4. Gjithashtu në datat 27 pasdite dhe 28 Nëntor paradite do të bllokohet për qarkullimim edhe aksi rrugor nga Shkolla e Muzikës – Transballkanike;
  5. dhe për të përfunduar nuk do të lejohet parkimi në të dy krahët e rrugës Transballkanike, parkime të cilat janë përcaktuar për autobuzat që do të vijnë nga qytetet e tjera të vendit dhe jashtë tij, ndërsa qarkullimi në rrugën Transballkanike do të lejohet.
Në mënyrë kategorike, mbështetur edhe në Urdhrin e Kryetarit të Bashkisë Vlorë nuk do të lejohet në asnjë aks rrugor të qytetit, qarkullimi i mjeteve të rënda.
Gjithashtu në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e aktiviteve festive Drejtoria e Policisë Qarku Vlorë kërkon mirëkuptimin e qytetarëv që të kufizizojnë sa më shumë të jetë e mundur qarkulloimin me automjete gjatë këtyre ditëve. U bëjmë thirrje gjithashtu edhe administratorëve të nëjsive hoteliere të qytetit të Vlorës që ti pajisin gjithë klientët e tyre me fletë-hartën e 4 parkimeve falas në qytet që Drejtoria e Policisë Vlorë i ka krijuar për orientimin e të gjithë qytetarëve që do të vijnë në Vlorë për festën e 100 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.
Drejtoria e Policisë Vlorë në dalje të autostradës do të pajisë të gjithë drejtuesit e automjeteve me Hartat e 4 Parkimeve Falas në qytet me qëllim disiplinimin dhe rrjedhshmërinë e trafikut rrugor në qytet gjatë ditëve të festimeve.
Drejtoria e Policisë Qarku Vlorë garanton të gjithë qytetarët për një rend dhe siguri maksimale gjatë zhvillimit të festimeve për 100 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë.
Ju urojmë të gjithëve gëzuar 28 dhe 29 Nëntorin 100 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Drejtoria e Policisë Qarku Vlorë në vijimësi planeve të posacme të hartuara, masave të marra për rendin dhe sigurinë publike, sipas edhe njoftimeve të publikuara në ditët e kaluara ka vijuar gjatë gjithë natës dhe orëve të para të mëngjesit të bllokojë për qarkullim të automjeteve, akset e përcaktuara.
Bëjmë me dije se gjatë këtyre ditëve do të ketë masa të rrepta sigurie për të garantuar plotësisht zhvillimin e aktiviteteve festive në kuadër të 100-Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.
Gjithashtu të gjitha shërbimet e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë kanë kaluar në shërbim të përforcuar me forca policore shtesë deri në përfundim të aktiviteteve festive për 100 Vjetorin e Pavarësisë, për të garantuar siguri të plotë për zhvillimin e aktiviteteve.
Gjithashtu nga në rrugën Transballkanike kanë filluar të parkohen të gjithë autobusët e ardhur nga qytete të tjera të vendit dhe jashtë, parkime të cilat ruhen nga shërbime policore.
I bëjmë thirrje dhe kërkojmë bashkëpunim nga qytetarët që këto ditë të kufizojnë sa më shumë të jetë e mundur qarkullimin me automjete.
Drejtoria e Policisë qarku Vlorë fton gjithashtu të gjithë vizitorët që të shfrytqëzojnë dhe të parkohen në 4 parkimet e mëdha të përcaktuara në qytet me qëllim që të evitohet në maksimum bllokimi I qarkullimit.

Drejtoria e Policise Qarkut Vlore

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate