05 novembre 2012

Muzeu i Durrësit në rikonstruksion, i mbyllur për 100-vjetor

 Durrës - Tetor 30,2012 - 13:46
Muzeu arkeologjik i Durrësit nuk do të jetë i celur për vizitorët në 100 -vjetorin e Pavarësisë. Punimet për rikonstruksionin e tij përfundojnë në fund të vitit, ndaj ky destinacion nuk do të shërbejë gjatë ditëve të festimeve. Drejtoria e monumenteve të kulturës pas përfundimit të punimeve në ambientet e muzeut, ka vendosur që të gjitha sitet arkeologjike ne Durres ti bëjë të vizitueshme gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm gjatë verës.

"Muzeu aktualisht është në rikonstruksion, besoj brenda vitit duhet të mbyllet, nuk mund të japë ndonjë datë të saktë, pasi nuk bëhet fjalë thjesht për mbarimin e punimeve por do të verë në eficencë dhe katet e tyre që janë dhe ekspozitat. Ato kanë një punë tjetër në restaurim", thotë Ermion Arapi, drejtor i monumenteve te kultures në Durres.

Drejtoria e monumenteve të kulturës në Durrës ka kërkuar bashkëpunimin e agjensive turistike për informimin e vizitorëve për vendodhjen dhe rëndësinë e siteve qe nuk ndodhen ne qendren e qytetit te Durresit, sic eshte bazilika e Arapajt. Me i vizituar nga objektet arkeologjike mbetet amfiteatri antik i qytetit. Per periudhen korrik-tetor 2012 ky destinacion eshte vizituar nga 5000 vizitorë shumica e të cilëve shtetas te huaj .

Aleks Kalemasi    

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate