20 novembre 2012

Skandal në Fier, policia Bashkiake zhvesh qytetin nga flamujt.

Fier - Nentor 19,2012 - 14:29
Bashkia e Fierit e ka zhveshur qytetin nga flamujt me të cilët e kishin dekoruar shoqatat atdhetare.  Pa dhënë asnjë shpjegim policia bashkiake ka hequr të gjithë flamujt që ishin vendosur nga shoqatat patriotike në sheshin qënndror perpara institucioneve vendore dhe në bulevardin. Krerët e shoqatave atdhetare kanë reaguar ashpër duke u konfliktuar fizikisht me policët bashkiakë.

Tashmë nuk dihet nëse janë hequr flamujt e shoqatave për tu zëvendësuar me flamuj të tjerë nga bashkia, apo qyteti  i Fierit do të mbetet i padekoruar deri në 28 nëntor.

"Sot është incidenti i tretë me bashkinë e Fierit, që hiqet flamuri kombëtar dhe lëshohet poshtë. Me respekt të madh unë do ti dhuroj kryetarit dhe nënkryetarit të bashkisë nga një flamur grek, dhe me nderim të madh kur bishtin e flamurit tia vënë flamurin grek, tu japim një presh që këta zotërinj ta nderojnë qytetin tonë", thotë Kristaq Ziu, aktivist i shoqatave.

"Më vjen keq nga bashkia, nga kryetari vet, që sjellin policët e bashkisë për të hequr flamurët shqiptarë. Nuk e di pse i heqin po kam mendimin se nuk e duan flamurin shqiptar", tha Besnik Sulejmani, aktivist.

Ky veprim është kryer mes kureshtjes dhe cudisë së qytetarëve ndërsa bashkia nuk ka dhënë asnjë shpjegim zyrtar.  Incidentet me flamujt kombetarë mes shoqatave dhe bashkisë Fier kanë nisur përpara dy muajsh. Fillimisht bashkia ndërhyri për të hequr flamujt amerikanë e më pas  ata kombëtarë për shkak të punimeve që po kryheshin për ndërtimin e një globi në qendër të qytetit. Por tashmë  këto punime kanë përfunduar, ndërkohë që flamujt nuk janë hequr vetëm në shesh por edhe në bulevard. Mijera flamuj ishin vendosur prej me shume se nje muaj me pare nga shoqatat atdhetare nëpër rrugët e qytetit të Fierit.

Aleksandër Nushi 
video

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate