05 novembre 2012

Organizohet Konferenca Shkencore “Shkollat shqipe në trevat shqiptare nga shek. XVI deri në gjysmën e shek. XVIII”


news_im_konferenca-per-gjuhen-shqipe-ne-mhk

Në kuadër të 100- vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Albanologjike organizoi sot për herë të parë në Muzeun Historik Kombëtar, Konferencën Shkencore me temë “Shkollat shqipe në trevat shqiptare nga shek. XVI deri në gjysmën e shek. XVIII”.
Konferenca u përshëndet nga Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Z. Aldo Bumçi i cili e vlerësoi këtë konferencë si një nga aktivitetet më të rëndësishme në këtë 100- vjetor, pasi gjuha është identiteti i një kombi.
Ai tha gjithashtu se të gjitha kumtesat e mbajtura në këtë konferencë do të botohen për tu përdorur më pas në të gjitha kurikulat mësimore.
Drejtori i Qendrës së Studimeve Albanologjike Z. Ardjan Marashi u shpreh se konferenca e sotme mblidhet për të nxjerrë në pah rolin e arsimit në gjuhën shqipe dhe rëndësinë e tij historike. Kur flasim për arsimin në gjuhën shqipe duhet të kemi parasysh  që ashtu si në Europë edhe në Shqipëri nuk mund të bënte përjashtim që institucionet pritëse të arsimit kanë qënë kishat sepse aty ishin njerëzit më të arsimuar.
Ndërsa historiani Pëllumb Xhufi para mediave shtoi se është e vërtetuar nga dokumente të ndryshme që gjuha shqipe është mësuar më heret në shkolla për efekte fetare, pra në shkolla fetare prej shekullit XVI. Në nisje në shkollat e veriut katolik dhe më pas edhe në Shqipërinë e jugut, në hemisferën ortodokse shqiptare ku kushtet nuk ishin aq të favorshme sa në veri për shkak të organizmit politik i cili ishte më funksional në këtë pjesë të Shqipërisë.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate