20 novembre 2012

37 turistë europianë vizitojnë fabrikën e birrës Korca

37 turistë europianë vizitojnë fabrikën e birrës Korca KORCË-19 Nëntor 2012 - 19:05 37 turistë nga Franca, Austria dhe Gjermania kanë vizituar fabrikën e birrës së parë shqiptare Birrës Korca. Teksa kishin mbërritur në Korcë gjatë një turi në vende të ndyshme të botës, ata kishin dëgjuar për birrën e parë shqiptare, cka i ka nxitur që të kërkojnë që të mësojnë më tepër për historinë e kësaj birre, që sikurse e thonë edhe vetë ata, ka kapërcyer kufijtë e suksesit. 
Ata kanë deklaruar se e kanë provuar birrën Korca sapo kanë mbërritur dhe se prej 4 ditësh është bërë pjesë e menusë së tyre të përditshme. Disa prej tyre vijnë nga zona e Bavarisë dhe janë njohës të mirë të cilësisë së birrës dhe sipas tyre ajo mund të krahasohet me birrat europiane të konkurojë natyrshëm këtë treg. Turistët kanë parë nga afër ambientet e fabrikës së birrës Korca, janë njohur me investimet e kryera dhe teknologjinë europiane. 
(e.m/News24/BalkanWeb) 

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate