08 novembre 2012

Guide, pakete turistike per EKSPLORIM NE SHPELLE si turiste

Logo Castle park
EKSPLORIM NE SHPELLE
Ajo është shpella më e gjatë në Shqipëri. Megjithatë gjatësia e saj është matur deri në atë vend që ka shkuar ekspedita e fundit, pasi dhe ata nuk arritën dot që ti gjenin fundin. Shoqata Didaktike shkencore Speleologjike shqiptare, ka kryer eksplorime në këtë shpellë si me grupin speleologjik të zonës ashtu edhe në bashkëpunim me të huaj, por fundi i shpellës nuk është gjetur. Sipas gojëdhënave të zonës, kjo shpellë ka dalje në Pogradec.Duke lënë mënjanë gojëdhënat, një gjë është e sigurt, që sipas shenjave dhe lëvizjes së korenteve të brendshme të ajrit kjo shpellë ka me siguri një dalje.
Deri tani folëm për Shpellën e Pirrogoshit, e cila ndodhet vetëm 3 km në Veri Lindje të qytetit të Çorovodës, në faqen veriore të kanionit madhështor të Gradecit.

Shpella e Pirogoshit ka një hyrje të gjerë 12 m dhe me lartësi 4-5 m. Gjatësia e eksploruar deri më tani nga grupi speleologjik i Skraparit me tre speleologë francezë të shoqatës së Grenablit në 1993 është 1853 m.
Shpella ka dy degëzime kryesore dhe degëzimi që ndjek drejtimin nga lindja është me gjatësi 380 m, ndërsa tjetri vazhdon edhe më tej.
Korridori VP ka një pjerrësi të lehtë. Fundi i tij është 40 m më poshtë se niveli i hyrjes. Korridori i dytë është 80 m nën nivelin e hyrjes.
Shpella është përgjithësisht lehtësisht e kalueshme, jo vetëm për speleologët, por edhe për vizitorët e zakonshëm. Në brendësi të saj gjenden stalaktite e stalakmite. Gjithashtu ka vende, ku terreni është i mbuluar nga shtresa të tëra mikro-organizmash, të cilët të krijojnë idenë se shpella është e mbuluar nga një “tapet” i ngurtë e i bardhë. Këto si dhe shumë bukuri të tjera natyrore janë ato që kjo shpellë ende e paeksploruar plotësisht të ofron. Pavarësisht se, deri tani ajo është më e gjata në Shqipëri, nëse eksplorohet plotësisht dhe nëse zërat në lidhje me të janë të saktë, atëherë kjo shpellë mund të rezultojë si një nga më të rëndësishmet e rajonit tonë. Ajo mund dhe duhet të bëhet efiçiente. Megjithatë, vizitorët në këto anë nuk tërhiqen vetëm nga bukuritë natyrore të shpellave e shkëmbinjve, por edhe nga një shkak tjetër, legjendat në lidhje me florinj e pasuri të fshehura në shpellat e shumta, të cilat jo të gjitha janë të eksploruara për shkak të natyrës shumë të ashpër shkëmbore.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate