12 novembre 2012

Guide per Gjirin e Grammates, ne rreze te shpatit perendimor te Karaburunit


  Gjiri Grammata


 Gjiri Grammata ndodhet ne rreze te shpatit perendimor te Karaburunit. Gjiri ka sherbyer si nje vend strehimi per anijet qe gjendeshin ne veshtirsi pergjate bregdetit te rrezikshem ne kohe te keqe. Ka sherbyer fillimisht si nje zone e shfrytzimit te gurit, gjurmet e te cilave duken dhe sot ne te dyja shpatet. Emri Grammata eshte i lidhur ne menyre te qarte me mbishkrimet e gdhendura qe ne antikitet. 
Aty numerohen me shume se 1500 mbishkrime, mbishkrimet greke jane me te lashta dhe u takojne shekujve te fundit para eres sone, te pasuara nga disa mbishkrime latine te perriudhes perandorake. Mbishkrimet antike ne gjuhen greke u drejtohen Dioskurve, Kastorit dhe Poluksit, qe jane hyjni shpetimtare, mbrojtese te detareve dhe te anijeve. Formula e perdorur sakteson qe autori i mbishkrimit i kerkon ndihme Dioskureve per njerez te ndryshem, anetare familjeje, bashkeudhtare, bashkeskllever etj. 
Mbishkrimet mesjetare, te shkruara ne greqisht, jane lutje qe i drejtohen Jezu Krishtit. Dokumenti mesjetar me i cuditshem, i paraqitur tashme nga Henri Daumet, eshte ai qe tregon se me 1369, Perandori Romak Johani i V Paleologu eshte strehuar ne gjirin Grammata, gjate nje udhetimi per ne Venedik. 



Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate