17 novembre 2012

Gëzuar 17 Nëntorin, ditën e çlirimit të Tiranës Sot mbushen 68 vjet nga dita kur u çlirua kryeqyteti.



Çlirimi i Tiranës


Çlirimi i Tiranës ështe një nga momentet historike të historisë moderne të Shqipërise.Është i vetmi kryeqytet ku më vone triumpfoi komunizmi i cili u çlirua pa ndihmë e Ushtrisë së Kuqe.


pergatitja per clirimin e e Tiranës filloi qe nga tetori deri në 17 nëntor të 1944. Në të morën pjesë brigada e pare ajo e tete brigada e katert. Bilanci i 20 diteve luftimi ishte : Forcat partizane humben 227 partizanë mbi dy mije ishte numri i ushtareve gjerman te vrarë rreth 500 gjerman u zune rober oficer dhe ushtare .
Tanket gjermane të pozicionuara një tek Xhamia e Vjetër, ku sot është monumenti i ushtarit të panjohur dhe një tek dyqani “Zingoni” pranë Pallatit të Kulturës. Një pjesë e familjeve tiranase u larguan drejt periferive, ndërsa gjermanët kishin nisur të tërhiqeshin. Kjo është tabloja e kryeqytetit në nëntor të vitit 1944. Luftimet që nuk zgjatën shumë ditë mes forcave gjermane dhe partizane. Musa Karapici, një nga dëshmorët e luftës u vra më 17 nëntor. Tiranasit e vjetër kujtojnë se partizani ka qenë duke bërë roje në tarracën e banjës të shtëpisë së Demnerve, kur u qëllua nga gjermanët. Ndërkaq, një pasuri historike u shua gjatë kësaj luftë, Xhamia e Vjetër, e ndërtuar bashkë me Tiranën më 1614. Në vitin 1949 në vend të xhamisë së shkatërruar u ngrit monumenti i Partizanit të Panjohur. Më 17 Nëntor qyteti u çlirua plotësisht. Mobilizimi filloi qe me 29 tetor te vitit 1944. Nen komanden e Mehmet Shehut, Tuk Jakoves, por edhe Gogo Nushit filluan luftimet. Brigadat luftuese koordinoheshin me njera-tjetren, derisa arriten te merrnin kazermat e xhenios dhe spitalin civil. Me pas, duke luftuar shtepi me shtepi, partizanet dolen te Pazari i Ri dhe ura e vjeter e Lanes. Ndersa Brigada e Katert sulmuese luftonte ne drejtim te Tiranes se Re, shpartalloheshin objektet e fortifikuara ne Sauk, te kisha e Shen Prokopit. Ne ditet e mevonshme, grupe te vecanta depertuan ne thellesi te mbrojtjes armike, ne pallatet e Moskatit dhe Banka Kombetare. Ne afersi te hotel “Dajtit”, lufta vazhdoi e ashper ne te dy krahet, ndersa nga dita ne dite lufta e armikut po dobesohej.Rreth 12 dite pasi nisi lufta per clirimin e Tiranes, ne krah te Brigades se Katert u vendos edhe Brigada e Tete me detyre sulmin ne sektorin Tirane-Vore. Ndersa Brigada e 24-t kishte detyre te sulmonte ne drejtim te Zogut te Zi, Poliklinikes dhe Maternitetit. Komanda gjermane filloi te dobesohej. Ajo ndertoi nje kolone me rreth 3 mije trupa, te shoqeruar me tanke e mjete te tjera te blinduara, me qellim levizjen Elbasan-Qafe Kerrabe-Tirane. Kjo behet qe ata t’u dilnin prapa shpine forcave partizane qe luftonin per clirimin e Tiranes. Forcat partizane me ato armike luftuan 3 dite rresht trup me trup ne betejen qe njihet me emrin Beteja e Mushqetas.
Dy dite pas kesaj beteje. Pas goditjeve te gjithanshme nga forcat partizane, gjermanet i hoqen shpresat per rezistence te metejshme. Ata pesuan humbje te medha si njerezore, ashtu edhe materiale. Duke shfrytezuar erresiren e madhe dhe kohen me shi, me 16 nentor 1944 forcat armike dolen nga rrethimi, me drejtim fushen e Aviacionit dhe qe andej ne drejtim te rruges Vore-Shkoder. Mengjesin e 17 nentori,t populli i Tiranes doli ne rruget e kryeqytetit duke pershendetur fitimtaret qe per 19 dite cliruan perfundimisht kete qytet.

Pasojat

Lufta e pergjakshme kishte bilanc tragjike. Plot 227 partizane rane ne beteja. Ata u “grine” nga makinacioni gjerman, i cili nuk kurseu jo vetem partizanet, por edhe pleqte, femijet dhe grate. Sipas Shehit, numri i forcave gjermane te vrara ka arritur ne 2 mije, ndersa 500 te tjere ishin rober, ushtare dhe oficere. Rreth 800 trupa te tjera perbeheshin nga xhandare dhe balliste, ndersa edhe numri i pajisjeve luftarake te “sekuestruara” ishte i jashtezakonshem


Plani i luftes per clirimin e Tiranes, lufe totale e gjithanshme, pa komprmis


Triumfator ne kryeqytet bijte e shqipes, ku nuk e kuptoj perse u sollen si pushtues pala tjeter duke shkaterruar Tiranen  e duke lene kockat mbrapa keta 'turistet' e nazizmit.


Lufta per Tiranen lagje me lagje, me shtepi te shkaterruara nga predhat e nazisteve.









Që në mëngjez, njerzia dolli nëpër rrugë. Në orën 10 nëpër kisha dhe xhamia u çvilluan ceremoni fetare, ku asistonin edhe personalitete të larta civile dhe ushtarake. Këngët gjëmonin.Radio Tirana lajmëronte se do të fliste Komandanti që nga ballkoni i Komitetit Ekzekutiv të N/Prefekturës. Në sheshin ‘Skënderbej‘ grumbuj-grumbuj po mblidhej popullata, duke kënduar dhe duke brohoritur. Spikeri i Radio Tiranës lajmëronte mënyrën se si populli nga tërë rrugët e kryeqytetit i drejtohej sheshit ‘Skënderbej‘. Të gjithë me flamurë dhe me pankarta të mbëdha mbushin sheshin ‘Skënderbej‘ përpara pallatit të ri të N/Prefekturës. Ishte akoma ora 11 që kur ky shesh u mbush me afro 20.000 njerëz që shtrëngoheshin të zinin ndonjë vent që nga të shihej ballkoni ku do të fliste Komandanti”. Kjo është pak a shumë panorama që mbizotëronte atë paradite të largët të 17 nëntorit të vitit 1945 në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, ku qeveria komuniste, e kryesuar nga gjeneral-kolonel Enver Hoxha, po festonte me bujë të madhe përvjetorin e parë të ditës së çlirimit të kryeqytetit. Sipas shtypit të kohës, (gazeta “Bashkimi”, organ i Frontit Demokratik të Shqipërisë, datë 17 dhe 18 nëntor 1945), prej nga janë marrë edhe këto radhë që cituam më sipër lidhur me përshkrimin e atmosferës së asaj dite festive,vëmendja e qeverisë nuk ishte e përqendruar dhe aq shumë në kremtimin e asaj feste, (gjë e cila vihet re edhe nga hapësirat që i kushtonin asaj gazetat e atyre ditëve), por në zgjedhjet e përgjithshme që priteshin të mbaheshin pas pak ditësh, apo më saktë në 2 dhjetorin e atij viti. Veç të tjerash, kjo gjë më së miri duket jo vetëm nga atmosfera politike e atyre ditëve dhe propaganda e madhe që i kushtohej asaj ngjarjeje në shtypin e kohës, por edhe nga fjalimi i Kryeministrit Enver Hoxha, i mbajtur para popullit të kryeqytetit në përvjetorin e parë të çlirimit, ku bashkë me paradën e madhe të arritjeve të qeverisë së tij, ai i kushtoi një vëmendje të madhe edhe ditës së zgjedhjeve.Tirana kremtoi përvjetorin e çlirimit të saj Lidhur me festimet e mëdha të përvjetorit të parë të ditës së çlirimit të Tiranës dhe aktiviteteve të ndryshme të zhvilluara me rastin e festës, gazeta “Bashkimi”,e datës 17 nëntor 1945, midis të tjerash shkruante: “Tirana kremtoi përvjetorin e çlirimit të saj. Flamurët dhe pankartat ishin ngritur qysh pardje. Dhe populli dje me të vërtetë kish dy Bajrame, siç tha një plak. Tirana e zbukuruar, zbukurohej më tepër nga popullata që me fytyrë të çelur kremtonte përvjetorin e parë të çlirimit të Kryeqytetit. Që në mëngjez, njerzia dolli nëpër rrugë. Në orën 10 nëpër kisha dhe xhamia u çvilluan ceremoni fetare ku asistonin edhe personalitete të larta civile dhe ushtarake. Këngët gjëmonin.Radio Tirana lajmëronte se do të fliste Komandanti që nga ballkoni i Komitetit Ekzekutiv të N/Prefekturës. Në sheshin ‘Skënderbej‘ grumbuj-grumbuj po mblidhej popullata duke kënduar dhe duke brohoritur. Spikeri i Radio Tiranës lajmëronte mënyrën se si populli nga tërë rrugët e kryeqytetit i drejtohej sheshit ‘Skënderbej‘. Të gjithë me flamurë dhe me pankarta të mbëdha mbushin sheshin ‘Skënderbej‘ përpara pallatit të ri të N/Prefekturës. Ishte akoma ora 11 që kur ky shesh u mbush me afro 20.000 njerëz që shtrëngoheshin të zinin ndonjë vent që nga të shihej ballkoni ku do të fliste Komandanti. Gjysëm ore të tërë këngët oshëtinin. Midis parullave të shumta që përsëriteshin ishin edhe këto: ‘Të gjithë për Frontin‘, ‘Do të votojmë për njerzit e Frontit‘, ‘Republikë domosdo se gjithë populli e do‘, ‘Qeveria është e popullit‘, ‘Republika me Enverin‘,‘Rrofshin Aliatët e Mbëdhenj‘ etj., etj.Pikërisht në orën 11.35, spikeri lajmëron ardhjen e Komandantit. Hiç gjë s‘u dëgjua tjetër përveç thirrjeve: ‘Enver Hoxha,Enver Hoxha‘ që oshëtinin e gjëmonin në qiellin e Tiranës. Komandanti pastaj u prit nga kryetarët e sekretarët e Komiteteve Ekzekutive të N/Prefekturës dhe Prefekturës, si edhe nga përfaqësonjësit e Frontit, të Prefekturës. Z. Qirjako Harito, Abdyl Këllezi e Gogo Nushi,dolli në ballkon. Populli shpërtheu në një entuziazëm që vazhdoi për shumë minuta.Komandanti i veshur me uniformën e re të ushtrisë s‘onë kombëtare shoqërohej nga zoti dr. Omer Nishani, gjeneralleitnant Koçi Xoxe, profesor Sejfulla Malëshova, gjeneral-major Bedri Spahiu,gjeneral-major Spiro Moisiu, gjeneralmajor Dali Ndreu, kolonel Haxhi Lleshi,kolonel Shefqet Peçi dhe nga shumë personalitete të tjera civile dhe ushtarake.Komandanti foli për një gjysëm ore të tërë. Dhe fjala e tij u pre shumë herë nga brohoritjet dhe nga thirrjet e popullit që nuk mbahej dot nga enthuziasmi. Pas fjalës së komandantit, populli manifestoi nëpër rrugët e kryeqytetit duke brohoritur për ‘Republikën me Enverin‘. Një shumicë e madhe e nisi vallen në sheshin ‘Skënderbej‘ për gjithë ditën e gjer natën vonë. Valle lapçe, dibrançe, muzeqarçe,valle dropullitçe, kërcehej nga punëtorë e ushtarë, kërcenin të gjithë për ditët e mbëdha dhe gëzimin që jeton populli ynë”.”Deputeti englez z. Lester Hutchinson arriti në Tiranë” Sipas shtypit të kohës, në festimet e ditës së përvjetorit të parë të çlirimit të Tiranës, nga vendet e Perëndimit, në kryeqytetin shqiptar kishte ardhur vetëm një diplomat i huaj. Ai ishte deputeti britanik Lester Hutchinson, i cili shoqërohej nga gazetari i “Daily Telegraph”, Lovet F. Edwards. Ardhja e politikanit britanik në Shqipëri nuk kishte të bënte shumë me festën e çlirimit të Tiranës, se sa me zgjedhjet që priteshin të mbaheshin në 2 dhjetorin e atij viti, ku qeveria britanike dhe ajo e SHBA-së, i kishin vënë si kusht Enver Hoxhës që do ta njihnin qeverinë shqiptare në rast se ato zgjedhje do të ishin të lira. Lidhur me lajmin e ardhjes së deputetit britanik në Tiranë, gazeta “Bashkimi”, e datës 18 nëntor 1945, midis të tjerash shkruante:”Deputeti englez. z. Lester Hutchinson arriti në Tiranë i shoqëruar nga korespodenti i ‘Daily Telegraph‘-it, zoti Lovet F.Edwards. Zoti Hutchinson pritej të vinte në Shqipëri që pardje, për këtë kish shkuar ta prisnin në Strugë. z. Koço Tashko,Sekretar i Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar dhe redaktori ynë,Aleks Caçi. Z. Hutchinson u prit dje pasdreke në Tiranë nga zoti Koço Tashko, nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtëme, Theodhor Heba,nga zoti Zihni Sako dhe Dhimitër Evangjeli. Dje mbrëma, z. Hutchinson dhe Edwards, asistuan në koncertin instrumental që dha në Shtëpinë e Kulturës i pritur nga kryetari, zoti Andrea Nathanaili”.Ku u vendos çlirimi i Tiranës Gazeta “Bashkimi” e datës 17 nëntor 1945, veç të tjerash i kushtonte një vëmendje të madhe edhe luftës për çlirimin e Tiranës dhe betejave që, sipas saj, kishin zhvilluar forcat partizane kundër gjermanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre.Lidhur me këtë, në shkrimin me titull “Ku u vendos çlirimi i Tiranës”, midis të tjerash shkruhet: “Beteja e Tiranës vendoset në Mushqeta. Forca të Brigadës së IV-të dhe të VIII-të po asgjësojnë midis Urës së Farkës dhe Urës së Erzenit, një fuqi gjermane që e ndihmuar nga katër tanke, pati mundësi që t‘i shpëtonte hallkës së rrethimit të ngrehur në Mushqeta.Një pjesë e tyre prej 100 vetash mezi mundën të niseshin për në Tiranë, po edhe kjo me të hyrë në kryeqytet, u çfaros krejtësisht prej forcave të Brigadës së Irë.Në këtë mënyrë, ndihmat që priste armiku, ata që ishin nisur me urë në dorë për çkatërrim, terror e masakra në qytetin e popullin e Tiranës, në betejën e Mushqetasë u asgjësuan. Në mëngjezin e 17 nëntorit, pas 19 ditësh luftë epike,armiku thyhet definitivisht. Lufta për çlirimin e Tiranës i kushtoi armikut më tepër se 2000 të vrarë, ndër të cilët tre kolonelë të identifikuar, veç të plagosurve;më tepër se 300 robër. Veç këtyre u shpëtuan centralet e elektrikut SESA dhe SITA; stabilimentet e Radios me gjithë maqineritë në Laprakë dhe në qytet. Ura e Farkës të cilën nga sulmi i furishëm partizan,armiku, edhe pse e kishte minuar dhe i kishte vënë fitilin, nuk pati kohë ta ndizte. Njëkohësisht u shpëtuan kazermat e xhenjos dhe të gjitha ndërtesat publike dhe pallatet e mbëdha. Në veprimet e spastrimit, u kapën përmbi 400 vetë, kuislingë dhe të dyshimtë për bashkëpunim me okupatorin. Në luftën përçlirimin e kryeqytetit dhe të popullit të Tiranës, ranë dëshmorë 127 partizanë dhe u plagosën 290 të tjerë. Ndër të vrarët, dy Nënkomandantë batalionesh,dy komisarë politikë kompanish, dy zv/ komisarë kompanish, dy komandantë kompanie, dy zv/komandantë kompanie dhe tre skuadërkomandantë. Kaq e përgjakëshme ka qenë lufta, sa që një batalion gjerman që ishte nisur prej Korfuzi për Tiranë, gjer në Ibë u gjysmua dhe pjesa tjetër u asgjësua në të hyrë të kryeqytetit. Lufta e 19 ditëve rrugë më rrugë, shtëpi më shtëpi, kat më kat dhe çati më çati, është lufta ku Divizioni i I-rë i Ushtrisë Nac-Çlirimtare me gjakun e luftëtarëve të tij u bë mburojë e çeliktë për popullin dhe për qytetin. Është lufta me anë të së cilës u hodhën në erë planet kriminale të agjentëve të Hitlerit për terror,masakër, grabitje, e çkatërrim; është lufta ku populli bashkëpunoi me Ushtrinë dhe lëftoi me të gjithë energjinë e tij kundër armikut! Është lufta që simbolizon fitoren e popullit mbi fashizmin”.(Nxjerrë nga Buletini i Luftës, 20 nëntor 1944) Fjala e gjeneral-kolonel Enver Hoxhës para popullit të Tiranës Në festën e çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor 1945, e gjithë vëmendja ishte përqendruar te fjalimi (të cilin po e botojmë më poshtë me disa shkurtime), që do të mbante Kryeministri, gjeneral-kolonel Enver Hoxha, i cili i shoqëruar nga disa anëtarë të tjerë të Kryesisë së Frontit Demokratik dhe krerët kryesorë të pushtetit vendor të Tiranës, në orën 11.30 doli te ballkoni i godinës së bashkisë së kryeqytetit. Nën thirrjet dhe ovacionet e mëdha të popullit që kishte mbushur sheshin “Skënderbej” iu drejtua atyre me këto fjalë: “Popull i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë. Si sot një mot, ushtria heroike Nacional-Çlirimtare çliroi Tiranën.Nëntëmbëdhjetë ditë luftë të ashpër,rrugë më rrugë dhe shtëpi më shtëpi,në llogore dhe në barrikada, lëftonin si luanë bijtë e popullit. Ata binin në fushën e nderit që të rrojë Shqipëria (duartrokitje).Ushtria jonë fitimtare dhe populli heroik i Tiranës shkruanin me gjakun e tyre të mirë faqen e fundit dhenga më të shkëlqyerat e epopesë së madhe të çlirimit. Në Tiranë, ku luftoi dhe u organizua rezistenca e madhe që ngriti në këmbë gjithë Shqipërinë, në Tiranë ku qëndronte Shtabi madhor i okupatorit dhe kuislingëve dhe ku patriotët me ashpërsinë e paprerë godisnin armikun dhe hyzmeqarët e tij, këtu në Tiranë ku u kurorëzuan me lavdi mundimet, vuajtjet,sakrificat e popullit tonë martir, popullit tonë heroik që kurrë s‘u përkul përpara forcës dhe barbarizmave të okupatoritdhe kuislingëve, po me kryet lart ndoqi rrugën e nderit dhe popujve përparimtarë që lojti në fitoren e lirisë, në fitoren e indipendencës së vëndit dhe në vendosjen e një demokracie të shëndoshë.Këto fitore të shkëlqyera janë rezultat i luftës së ashpër dhe të gjatë që bëri populli ynë shqiptar kundër okupatorëve dhe tradhëtarëve, luftë e pabarabartë dhe vendimtare për kombin t‘onë.Kjo luftë u fitua pse ishte një luftë popullore,pse populli i kërcënuar për vdekje në ekzistencën e tij, me besim të patundur në forcat e tij u bë zot i vehtes dhe i vendit, marëshoi përpara me fanarin e revolucionit popullor, marëshoi pa u drojtur,i çveshur dhe i uritur, po me zemrën lart, marëshoi përpara për të çliruar atdheun e tij dhe për të vendosur ligjet e forta të tij. Dhe populli e mori fuqinë në dorë. Rroftë populli shqiptar. (Duartrokitje të pandërprera)”.”Data e çlirimit të Tiranës shënon fillimin e veprës së rindërtimit” Data e çlirimit të Tiranës shënon gjithashtu në historinë e luftës dhe të përpjekjeve të popullit t‘onë, fillimin e një periudhe të re po aq të lavdishme sa e para. Gati një mot po kalon nga dita e çlirimit të plotë të Shqipërisë dhe populli shqiptar u tregoi armiqëve të tij se ai është zot të vetëqeveriset dhe të bëjë hapa të mbëdha përpara drejt përparimit. Në çdo vent është parë më mirë se në Shqipëri,vend i vogël dhe i rrënuar nga lufta,ku rron një popull i varfër dhe i plagosur rëndë nga okupatori, të arrihen rezultate kaq të shënuara në lëmin social,ekonomik dhe kultural? Është derdhur djersë, janë bërë sakrifica të mbëdha nga ana e popullit, po kanë dalë vepra që vetëm një popull si i yni plot gjallëri, vullnet dhe vetëmohim, i ndërgjegjshëm për detyrën e madhe që i ngarkon historia,munt të kryejë në një kohë kaq të shkurtër dhe me mjete kaq të varfëra. (duartrokitje).”Aliatët t‘anë kanë qenë mbështetja jonë në kohën e luftës” Aliatët t‘anë të luftës antifashiste dhe të mbrojtjes së paqes, panë tek ne një popull përparimtar, që pa rezerva u hodhnë luftë dhe u sakrifikua për lirinë e tij dhe për kauzën Aliate, dhe ndihmat e tyre nuk munguan, si në kohën e luftës dhe tani në kohën e paqes. Aliatët t‘anë të mbëdhenj, Bashkimi Sovjetik, Anglia dhe Amerika, popujt vëllezër të Jugosllavisë dhe të gjithë popujt përparimtarë kanë qenë mbështetja jonë më e madhe në kohën e luftës, ata vazhdojnë të jenë edhe tani në kohën e paqes. Dhe populli shqiptar për të mirën e tij dhe të paqes së njerzimit, do t‘i qëndrojë kurdoherë besnik aliancës së madhe antifashiste që është garancia më e shëndoshë për të arthmen e lulëzuar të botës (duartrokitje).”Ata na ndihmuan dhe na ndihmojnë” Në veprën t‘onë të rindërtimit dhe të rimëkëmbjes, në momentet më kritike të dimrit dhe të verës, kur popullit i mungonte buka, Aliatët t‘anë na ndihmuan dhe vazhdojnë të na ndihmojnë.Jugosllavia e Marshallit Tito na furnizoi me drithë. Kombet e Bashkuara me organizatën e UNRRA-s, na furnizuan me ushqime, veshmbathje dhe materiale rindërtimi. Qeveria sovjetike përnjëherë iu përgjegj kërkesës së Qeverisë s‘onë dhe dërgoi vaporrë me grurë në Vlorë dhe në Sarandë (duartrokitje). Kjo tregon se sa e shëndosh është ndjenja e solidaritetit në mes të popujve demokratikë që kanë derdhur gjak së bashku. Me ç‘entuziazëm dhe brohoritje e priti populli ynë njohjen e qeverisë Shqiptare nga Qeveria e Marshallit Tito, kjo do të mbetet e paharruar, pse në këtë njohje ne pamë gjestin bujar dhe shenjën e një miqësie të sinqertë dhe të fortë që lidhi popujt e Jugosllavisë me popullin t‘onë.(Brohoritje për Titon dhe Jugosllavinë Federative). Në vonesën e njohjes së Qeverisë Shqiptare nga ana e Aliatëve të Mbëdhenj, përpiqeshin të fitonin armiqtë e popullit shqiptar, duke përshpëritur parulla të helmatisura që kishin për qëllim të çanin unitetin e Kombit, të dëmtonin Frontin, të mbillnin disfatizëm,të pengonin punimet e rindërtimit.Por populli kishte kapërcyer pengesa më të vështira.”Dhe Aliatët vendosën të na njohin” Bashkimi Sovjetik, miku dhe Aliati ynë i madh dhe i gjithë popujve të vegjël, ay që me luftën e tij titanike u bë faktori më kryesor i thyerjes së fashizmit, njohu përpjekjet e popullit t‘onë, sakrificat e tij, veprën ndërtimtare të Qeverisë Demokratike të Shqipërisë. (Duartrokitje për Bashkimin Sovjetik). Nota e qeverisë sovjetike që i jepte sihariqin e math dhe të merituar të popullit shqiptar, u prit në të gjithë Shqipërinë me një gëzim dhe me një entuziazëm të papërshkrueshëm.(Brohoritje). Populli Shqiptar në kulmin e gëzimit u drejton popujve kreshnikë të Bashkimit Sovjetik, aliatë besnikë dhe të fuqishëm. Të popullit t‘onë të vogël i drejton udhëheqësit të tyre të math,Gjeneralismit Stalin, mirënjohjen e tij pa kufi dhe i siguron ata se Shqipëria do të jetë kurdoherë një vend që lufton për mbrojtjen e paqes dhe të demokracisë.Anglia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e harruan Aliaten e vogël,Shqipërinë dhe me notat e tyre që i dërguan Qeverisë s‘onë ata shprehin vendimin e tyre, që kanë marrë për ta njohur (brohoritje për Aliatët e Mbëdhenj), dhe për të vendosur marrëdhënie diplomatike me ne, ata kërkojnë nga Qeveria jonë sigurimin që zgjedhjet të bëhen të lira dhe të fshehta, që korespodentët e huaj të kenë liri dhe të hyjnë në Shqipëri për të parë zhvillimin e zgjedhjeve dhe që shtypi të vazhdojë të jetë i lirë. Këto kondita Qeveria jonë i ka plotësuar dhe me rigorozitetin më të math do të observojë zbatimin e tyre pse ashtu e lyp interesi i math i popullit tonë. Notat që iu dërguan Qeverive të Ingliterrës dhe të Shteteve të Bashkuara nga ana jonë, e shprehin qartazi këtë gjë dhe ne kemi bindjen e shpejtë se Aliatët tanë të Mbëdhenj, Anglia dhe Amerika, do të vendosin marrëdhënie diplomatike me Qeverinë t‘onë dhe do forcohet kësisoj miqësia e madhe që u arrit në luftën e përbashkët kur partizanët tanë dhe ushtarët heroikë të tyre,binin krah për krah për idealin e shenjtë.(Duartrokitje të pareshtura dhe brohoritje për Anglinë dhe Amerikën).Qeveria e Republikës Poloneze njohu Qeverinë t‘onë. Me popullin heroik të Polonisë na lidhin vuajtjet, na lidh lufta dhe sakrificat e përbashkëta dhe ne do ta ruajmë dhe do ta forcojmë miqësinë në mes popullit bujar të Polonisë dhe popullit t‘onë (Duartrokitje). Armiqtë e popullit t‘onë po çirren së gërthituri për këto të drejta që na dhanë Aliatët, çakenjtë e Athinës protestojnë pranë Ingliterrës dhe Amerikës që vendosën të na njohin,po populli ynë ndjek rrugën e tij me bindje të madhe në forcat e veta dhe në drejtësi të aliatëve (duartrokitje).”Jemi në prakun e zgjedhjeve” Popull shqiptar dhe popull i Tiranës.Po jetojmë në momente me një rëndësi të madhe historike për vendin t‘onë. Jemi në prakun e zgjedhjeve të përgjithëshme për Asamblenë Kushtetonjëse që do të vendosë formën e regjimit dhe do të bëj statutin themeltar të shtetit. Me anën e votës së lirë, të fshehtë, direkte dhe universale,populli ynë për herë të parë në historinë e tij do të votojë për njerzit që ay dëshiron,për njerzit që e kanë mbrojtur dhe do ta mbrojnë, për njerzit që e kanë udhëhequr dhe do ta udhëheqin në rrugën e begatisë (Thirrje, “Të gjithë për Frontin, rrofshin udhëheqësit t‘anë). Këto zgjedhje kanë një rëndësi të jashtëzakonëshme, jo vetëm për qëllimin e tyre të madh, por edhe sepse në këto zgjedhje do të marrin pjesë, për herën e parë përveç masave të gjera të popullit, edhe gratë e gjithë Shqipërisë,mëmat, motrat t‘ona heroike që qëndruan të patundura në ballin e luftës së çlirimit, se treguan me punë se ishin të zonja të marrin pjesë në çdo manifestim social dhe politik të vendit. Do të marrin pjesë në këto zgjedhje, për herë të parë në historinë e vendit t‘onë, Ushtria Kombëtare,mburoja e çeliktë e Atdheut,farkëtarja e ditëve të lumtura të vendit t‘onë, ajo që u mbulua me lavdi në fushën e betejës, ajo që është mbrojtësja e pafjetur e interesave të popullit, e indipendencës dhe e integritetit toksor të vendit t‘onë. (Rroftë Ushtria jonë heroike). Ligja e zgjedhjeve e votuar në Këshillin Antifashist të Shqipërisë u siguroi të gjithëve të drejtën të votojnë dhe të votohen, përveç atyre që tradhëtuan vendin. Ligja e zgjedhjeve t‘ona është nga më demokratiket dhe përveç sharlatanëve, s‘ka kush t‘i bëj as kritikën më të vogël. (Duartrokitje).
Burimi Marre nga “Gazeta Shqip”

Drejtuesit e Brigadës së Parë Sulmuese
1. Mehmet Shehu
2. Tuk Jakova
3. Arif Hasko
4. Muhamet Prodani
5. Sadik Bocaj
6. Fiqeret Sanxhaktari
7. Mihal Prifti
8. Aleks Verli
9. Dhori Panariti
10. Feti Smokthina
11. Ferit Radovicka
12. Gjeli Argjiri
13. Gjok Doçi
14. Idris Seiti
15. Jovan Naska
16. Kostaq Gusho
17. Xhelal Mato
18. Petro Lalaj
19. Myslim Shyri
20. Ndreko Rino
21. Rraqi Themeli
22. Xheladin Beqiri
23. Ziqiri Mero
24. Ndreçi Plasari
25. Mexhit Çela
26. Xhelal Staravecka
27. Vehbi Hoxha
28. Selman Brahimi
29. Panajot Plaku
30. Irakli Terova
31. Beqir Baho
32. Tercilio Kardinali
33. Xhuzepe Monti
34. Alfredo Dandili
35. Domeniko Bogatoi
36. Todi Naço
37. Xhelo Faslliu
38. Fejzi Micolli
39. Gazali Sejko
40. Teme Sejko
41. Axhem Abazi
42. Raqi Babaliu
43. Andrea Konomi
44. Gaqo Taçi
45. Ilo Trako
46. Delo Sedie
47. Gaqo Shoshi
48. Nuçi Tira
49. Pertef Pumo

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate