13 novembre 2012

Muzeu personal Etnografik i "Malsise se Madhe" ne Tuz - Albania, qe pershkruan rreth 30 shekuj histori


Dhjetë vite më parë, në trojet etnike shqiptare të Malesisë së Madhe, në Tuz, do të ngrihej një muze që pa frike mund të quhet një monument autoktonie që pershkruan rreth tre mijë vjet histori.
Nga Ndue  BACAJ *
(Dhe një slideshow me 58 fotografi nga Rush Dragu-Tuz dimer 2012)
Çdo ditlindje  është  një  eveniment i veçant gezimi ,urimi e kujtese , ndersa “ditlindja” e  Muzeut Etnografik të Malesisë, i themeluar e ndertuar nga një burrë me trup të vogel , por me zemer të madhe shqiptarie, zotri Shtjefen  Ivezaj ,(edhe me mbeshtetjen e bashkeshortes tij Gjystes) ,është shumë më shumë se kaq , pasi brenda kësaj “ditlindje” ekzistojnë edhe dhjetra apo qindra “ditlindje”, të historisë mijera-vjeçare  të autoktonisë Iliro-Shqiptare të ketyre trojeve…
Në tubimin e vitit të kaluar (me një maj 2011),e kisha  titulluar “kumtesen” time; “Nentë vjetori  i muzeut  etnografik të Malesisë, që ka brenda rreth tre-mijë vite histori të autoktonisë”. Ketë “titull” nuk ja dhashë  unë me emocionin  e një shpirti patriot , por kjo është një e vertet e madhe historike me të cilen ndeshet çdo  vizitore i kesaj mrekullie memoriale  , të ngritur në ketë trevë monumentale shqiptarie.. Inventari i shumtë i eksponateve arkeologjike dhe etnografike të muzeut që e shohim na shpalos jo vetem historinë iliro-shqiptare në pergjithsi ,por mbi të gjitha ,historinë e dy fiseve të njohura Ilire të ketyre trojeve ; Labeateve dhe Diokleateve   (që “ndaheshin” dhe bashkoheshin “këtu”..)..Ndersa ne banoret e ketyre trevave shqiptare ,( sot disa edhe malazeze ) , me ndergjegje apo pa ndergjegje jemi trashigimtaret direkt të ketyre fiseve Iliro-shqiptare, gjë të cilen e tregojnë jo vetem shumë zakone ,doke e tradita  jetësore të “perbashkëta”,por edhe eksponatet arkeologjike dhe etnografike të ketij muzeu.. Ndaj muzeu i Malesisë ka brenda edhe  risinë e “bashkimit” të degeve të hallakatura të  trungut  tonë …Mjerisht  prej shekujsh në hisen e truallit tonë kanë mbirë edhe farëra të huaja që na kishin sjellë  ndër shekuj erërat e lindjes..Ku shpesh nga keto farëra të huaja mbinë dhe u rriten bimë të harlisura (edhe me “hormonet” stimuluese të Europes plakë) ,sa që kerkuan të na marrin edhe hisen e diellit , tokes dhe qiellit , që na kishte falur vetë krijuesi  të parëve që me krijimin e jetes mbi keto troje… Muzeu me inventarin e tij arkeologjik dhe etnografik të mbledhur dhe sistemuar nga etnografi erudit Shtjefen Ivezaj është një deshmi monumentale e vijushmerisë  historike Iliro-shqiptare me kahje vetem europiane-perendimore…Per historinë tonë mijera-vjeçare gjinden deshmi  dokumentare , studime e libra të shkruar që nga autoret antik si : Herodoti , Ptolomeu , Tit Livi , Polibi , Apiani , Skymi ,Plini , Tuqididi e tjer , per të vijuar me ata të shekujve të rilindjes europiane e deri në ditet tona me autor , ilirolog , albanolog ,studiues ,historian e tjer (të huaj e vendas si: Farlati –Coletti- Reciputti, Patch , Zippel ,Praschniker , Schober ,Krahe , Mayer , Baldacci ,Thalloczu ,Jiriçek ,Leake ,Shuflaj , Hahn , Ippen , Nopça , Degrand ,Holland ,Ugolini , Stipçeviq , Gjeçovi ,G.Valentini ,  H. Ceka , Çabej , S. Anamali e tjer..).
Me ketë rast po “veçojmë”  historianin e lashtesisë greke Tuqididi ,i cili larteson edhe  aftesitë ndertuese të para-ardhesve të Ilireve (Pellazgëve), kur  shkruan se :  “Akropoli ,më i njohuri në botë ai i Athines fqinje , nuk u ndertua nga Grekët ,por nga Pellazgët…”. Muri i vjeter edhe sot quhet Pelasgjikon..*1*.  Të gjithë autoret që kanë shkruar apo shkruajnë… per trashigimin historike të trojeve tona kanë hapur nga një dritare , kush të vogel e kush  më të madhe , nga ku hyjnë rreze drite , por pa arritur të ndriçojnë qindra e mijëra vite të historisë iliro-shqiptare.   Ndersa duke parë nga afer muzeun etnografik të Malesisë (edhe pse vetem në disa metra katrore) në keto dhjetë vite ka arritur të kenë qindra e mijera eksponate që po ti vrojtosh me kujdes , janë “drita” e trashigimisë , qytetrimit e zhvillimit , janë deshmit autentike të jetes e vlerave të para-ardhesve tanë të larget e të afert…Ku çdo eksponat është një ”histori” në vehte e per rrjellojë një liber në vehte.. E gjithë kjo punë historike (dhe shkencore) që rrokë vleren e qindra librave të shkruar , ka vetem një autor , zotri Stjefen Ivezaj ,që me plot gojë e zemer  themi se është autori më i sukseshem i të gjithë atyre burrave dhe burrneshave qe janë marrë , kanë folur e kanë shkruar per trashigimin historike të kesaj “cop” Shqiperi… Eksponatet arkeologjike ,por edhe etnografike të ketij muzeu nuk janë të veçuara nga krahina e qytetrime të “tjera” iliro-shqiptare, ato kanë të njëjten  kulturë e të njëjtin zhvillim…Madje disa nga keto janë të njëllojta me ato  të Europes (Perendimore)…Kujtojmë se disa eksponate si ; Sakica hekuri , Fibula  bronzi ,lloje vathesh e tjer janë të ekspozuara edhe në muzeun Britanik , në muzeun e Athines dhe në muzeun Gjerman etjer, ku zbukurimet mbajnë skema peshkimi , gjahu , zogjesh ,figura njerzish , luftetaresh dhe vizatime gjeometrike..*2*.  Me ketë rast po kujtojmë se edhe matrialet etnografike janë të vlersuara  nderkombetarisht. Ku per ketë po “kthehemi” 87 vite mbrapa , kur në  ekspoziten misionare të Vatikanit në vitit 1925 Shqiperia bente një figurë të mirë , me praninë e veshjeve të saj karakteristike (kombetare të veriut N.B.) ,të armëve të lashta ,dhe të objekteve të tjera të bukura  të karakterit etnografik. Në vitrinë ishte ekspozuar e vlersuar edhe matriali arkeologjik..*3*.  Matrialet e ekspozuara në Vatikan  ishin pjese e inventarit të muzeut të eterve Jezuit (Shkoder) ,ku në ketë muze at Shtjefen Gjeçovi kishte krijuar një koleksion brilant…i cili fatekeqsisht pas vitit 1945  ra në duar të dreqneve të kuq ,të cilet diku e shkaterruan ,diku e shperndan  e diku e vodhen per hesap të tyre , por jo të historisë së shqiptarisë…
Kjo Mrekulli e munguar muzeale e At Shtjefen Gjeçovit tashma  është zevendesuar mjeshtrisht , nga një Shtjefen tjeter shekullar , zotri Shtjefen Tom Ivezaj…Ky Muze i Malesisë dhe i shqiptarëve  ka vlera arkeologjike , që fillojnë me enet më të hershme prej  balte ,veglat e ornamentet prej guri  ,druri , per të vijuar me ato prej  matrialeve e metaleve me pak vlere e deri tek ato më me shumë vlere ,që pershkojnë një hark kohore prej qindra e mijera vitesh. Të gjitha keto eksponate janë deshmitare të historisë së ketyre trojeve , ato janë të lara edhe me gjakun e djersen e të parve tanë ndër shekuj.. Duke vrojtuar me kujdes shumë eksponate të ketij muzeu ,na  kujtohet se fiset ilire , Labeatet e Diokleatet kishin mësuar që nga fundi i mijëvjeçarit dytë para Krishtit , se si të nxirrnin  hekurin nga minerali ..që deri në shekullin e IX (para Krishtit) ky metal  i rrallë perdorej kryesisht per zbukurime..Ndersa pas ketij shekulli  filloj të behej  metal i zakonshem per vegla pune ,orendi shtepiake dhe armë.*4*. Disa nga keto eksponate jo vetem ruajnë një histori të “heshtur” të punes e jetes së ketyre trojeve  , por  na trashigojnë edhe emra Iliro-shqiptarë (kryesisht me karakter bujqesor..), të cilet i perdorim edhe sot, si : Kazma ,Shati ,Kmesa ,Kiza , Kosa, Kosorja , Sëpata ,Latusha , Lopata , Draperi , Parmenda  e  Plori me të gjitha paimet e tjer. Por edhe bimet bujqesore  që kultivonin të paret tanë me keto mjete janë emra të trashiguar nga ilirishtja  si; Gruri, Elbi ,Thekra, Tershana , Meli ,Qiqra , Fasulja  , Batha e tjer.Gjithashtu  nga ilirishtja e kanë prejardhjen  fjalet  kalli ,kallëz , bluaj , hedh ,mbjell , shij , byk , kashtë  e tjer.*5*.
Duke pare me imtesi edhe  disa  paisje e mjete që u kanë sherbyer
para-ardhësve tanë si bujqë , nuk duhet të harrojmë se Iliret pershkruhen si mjeshtra të kultivimit të  ullinjeve, vreshtave  dhe krijues të llojeve të zgjedhura. Iliret kanë punuar si mjeshtra deri nëGALI (Franca e sotme).
Në viset Ilire prodhohej me shumicë elbi ,nga i cili nxirrej një pije me emrin SABAJEN , pije e cila ka qenë e perhapur  dhe është perdorur deri në mesjetë. Në shekullin e parë mbas Krishtit lavdrohej per prodhim vere një lloj rrushi ilir  me emrin “BALISKU”.*6*. Duke njohur  vlerat e  llojeve të rrushit në Iliri  thuhet se llojet e rrushit  të  rajonit të Bordosë  (Bordëlais) në Francë e kanë prejardhjen nga Iliria (krahina e Durresit),madje Plini i vjetri i krahasonte cilesitë  e rrushit “Balisku”) me coccolobis-in në Spanjë..Ndersa  Iliria e jugut shquhej gjithnjë per prodhimin dhe eksportimin e grurit .*7*.
Por risitë e eksponatet të muzeut nuk mbarojnë  ketu pasi ato ruajnë në “brendesi”  të tyre  jo vetem një zhvillim bujqesorë , por edhe një zhvillim qytetarë me qytete ,qyteza e  kala , si ato të Shkodres ,Drishtit,  Ballezes , Marshejit , qyteza e Hotit , Vuksanlekaj , Kelmendit (Klementiana) , Medunit , Diokles etj.. Vlen të veçohet  teritori i Grudes , nga Dinosha në Selishtë ku gjinden shpella që  dëshmojnë se janë perdorur per banim qysh në parahistorinë e mugët.*8*. Në muze një vend të rendesishem zënë veshjet e burrave dhe të grave ,ku shendrisin si meteor çakçiret ,xhamadani ,e mbi të gjitha xhubleta e grave Ilire e ruajtur me krenari prej mijera vitesh deri në ditet e sotme ,kryesisht nga malesoret tona ,trashigimtare të denja të mbretreshës famëmadhe Ilire ,TEUTES  krenare,por edhe i Grave fisnike që u bënë shembull nderi  e morali në Venedik ,pasi u detyruan të largohen  nga vendi i tyre per të mos rënë në duar të turqëve .*9*, e deri tek ato nënat  trimeresha  ,që  kur i perkundin femijet në djep,së bashku me tamlin e gjinit i ushqenin me virtytet me të larta të atdhedashurise..
Duke parë  edhe koleksionin e armëve të të pareve tanë me të cilat u dualen zot ndër shekuj ketyre trojeve arbenore ,nuk po mundemi të lëmë pa kujtuar historinë e lavdishme skenderbegejane që mahniti vete Europen e  shekullit XV…ku siç shkruan një albanolog i shquar nën Gjergj Kastriotin -Skenderbe bërthama të shumta  shtetërore u shkrinë  në një shtet të vertet. Dhe  pas renies së Kostandinopojes , Serbisë dhe Bosnjes  ,ky ishte shteti i fundit  më i madh i krishter i Ballkanit . Me Shqiperinë pranë rri edhe Mali i Zi nën Stefan Cërnojeviqin.*10*. Një ndër arkeologet më të njohur europian , që beri mjaft eksplorime arkeologjike në Shqiperi do të shkruante : Raca shqiptare ,duke qenë kaq e lashtë ka ruajtur  mrekullisht  shumë prej trashigimisë së hershme kulturore të saj. Popullsia e Malësive shqiptare është perçuesja  më besnike  e qytetrimit saj të lashtë….Cilesitë fizike  dhe morale e bejnë atë një prej racave më të bukura dhe më të pastra të…Europes. *11*.                                                                                                                                                                     Por më mrekullisht me duket se e pershkruajnë  jeten dhe perpjekjet e të pareve tanë  vargjet bashkohese me trojen shqiptare të shekullit XIX , Vraninen… me titull :
Shqiptari :
I dallgëzuem, perherë i papajtuem me vorfenin e tij ,
kullotë dele ,shqerra ,dhi në çeltinë e në vërri.
Kur e veshtron i huaji per të paren herë,
zymtesi e tij i kall ankth e tmerr !
Por kur i qendron pranë, fjalen kur ja thotë ,
duket ma i ambli burrë , ma fisniku në botë!
Teshat i ka me crule ,edhe fle mbi barë,
gishtin në kamzen e pushkes ,prore gati per zjarr ,
të mos e gjejë armiku gafil ,zakon per çdo shqiptar.
Kalimtar , mos vuaj per të ,në vorfenin e tij ai asht krenar !
Fyellin dhe kangen nuk e nderron me asnjë skeptër
Asht ma dinjitozi nga çka bota perandor e mbreten !
Bunet ,malet dhe katundet e tij me asgja nuk i ndrron ,
as me krajli ,pashallarë ,vezir,as me të sulltanit fron.
Cuklat me barkun e untuem i quan shenja robnie,
çfarë ka ma të shtrenjtë e ban fli per çdo gur Shqipnie !
Asht permendore  , madheshtor në vorfenin e vet ,
po e preke ku i dhemb ,në komb e në nder ,të pret e të vret ! *12*.
Ambientet e muzeut janë pasuruar  edhe  me një bobliotek ,me një koleksion  filatelie ,e mbi të gjitha me fototeken orgjinale të  fotografit  (tashma edhe të etnografit) Shtjefen Ivezaj ,ku ketu ruhen qindra e mijera fotografi të punes së tij  mbi një gjysem shekullore ,gjë që e bënë ketë  fototekë një deshmi autentike me vlera historike , per ngjarje , kohë e njerzë ,duke e “renditur” mbas asajë  të Marubeve të Shkodres..
Duke dashur ta mbylle fjalen time të vogel para kesaj vepre monumentale ,dua të më lejoni të rikujtoj se themeluesi dhe krjuesi i ketij muzeu  ka emrin e një shenjetori,Shen Shtjefnit , i cili u bë shenjtë me predikimet e tij të cilat ja dedikonte Hyjit e Jezusit ,që  edhe në momentet e mbytjes tij me gurë ,i drejtojë sytë nga qielli dhe tha : “ ..Po e shoh qiellin e hapur dhe birin e njeriut në të djathtë të Hyut..*13*. Edhe Shtjefni jonë megjithse shekullar duke ndertuar   ketë mrekulli monumentale të historisë së autoktonisë
Iliro-Shqiptare të ketyre trojeve , është një shenjtorë  i vertet i Shqiptarisë ,ndersa  ne të gjithëve  që besojmë në “Hyun” toksor -Atdhe , na del per detyrë që Shenjetorin tonë  të shqipatrisë ta ndihmojmë , nderojmë  e vlersojmë ,duke mos e lënë të kenë kurrë fatin e Shen Shtjefnit të koheve biblike.
* Studiues ,Publicist-autori i shkrimit
Kumtese e mbajtur në Tuz  me 01 maj 2012
Referencat:
*1*.Edwin Jacques ,SHQIPTARET…fq.167.
*2*.Luiggi M.Ugolini ,SHQIPERIA E LASHTE ..fq.34 ,86-87.
*3*.Luiggi M.Ugolini ,po aty ,fq.70.
*4*.Skende.r An.amali. , Arkeologjia dhe Bujqesia..fq13-14.
*5*.S.  Anamali ,po aty ,fq.10.
*6*.S.  Anamali , po aty,fq.26-27.
*7*.Pierre Cabanes ,ILIRET – nga Bardhyli deri te Genti..fq.180-181.
*8*.Franc  Nopça ,UDHETIME NEPER BALLKAN ..fq.16.
*9*.Lucia  Nadin  Shqiptaret në Venedik – megrim e integrim..fq.35.
*10*.Dr. Milan Shuflaj ,Historia e Shqiptareve të veriut..fq.37.
*11*.L. Ugolini ,po aty ,fq.15-16.
*12*.Sulejman Krasniqi ,”Oso Kuka” ..,fq.247-248.
*13*.”Beslidhja e re” ,fq.376.

SLIDESHOW ME FOTOGRAFI  NGA Rush DRAGU-TUZ dimer 2012

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate