Korçë - Nentor 19,2012 - 12:58 Të rinjtë koleksionistë në qytetin e Korçës kanë çelur një ekspozitë në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë. Qëllimi i Ekspozitës së Koleksionistëve të Rinj të qytetit është promovimi i punës dhe përpjekjeve të të rinjve të mbajtur dhe ruajtur trashëgiminë kulturore të konkretizuar tek objektet historike.
"Është një ekspozitë dhe një aktivitet i vlefshëm jo vetëm për ato që ekspozon këtu dhe çfarë paraqet, por edhe sepse përcjell mesazhin e transmetimit nga një brez tjetër në një brez të ri të traditës së koleksionistëve", tha Sofiola Kotelli, drejtore e marketingut e turizmit ne Bashkine e Korçës.
Kjo ekspozitë, e para në llojin e saj, promovoi një shumëllojshmëri objektesh koleksionimi që kanë lidhje me vitet e shpalljes së pavarësisë si libra, gazeta të kohës, foto e pllaka gramafoni.
"Materiale të tilla tregojnë periudhën e vështirë dhe të mundimshme të pavarësisë. Ato gjithë përpjekjet që kanë bërë rilindasit tanë, dhe patriotët e periudhës së rilindjes për të përfaqësuar Shqipërinë në konferenca të ndryshme. Si për shembull, ajo e ambasadorëve të Parisit, të cilat unifikuan dhe njëherë ekzistencën e shtetit shqiptar brenda atyre kufijve të cunguar që ne kemi dhe sot", u shpreh Niko Kotherja, koleksionist objektesh historike.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në fund të Nëntorit në Shtëpinë e të rinjve në qytetin e Korçës.
Jorgjeta Gjançi

Nessun commento:
Posta un commento