-Reportazh-

Turistët e huaj të kësaj kategorie thonë se, Shqipëria i ka kushtet e nevojshme për të zhvilluar këtë lloj turizmi, sepse edhe natyra e bregdetit është tepër joshëse dhe të tërheq me bukurinë e saj.
Turistët kanë filluar të mbërrijnë në Shqipëri, përmes pikave të ndryshme të kalimit kufitar, duke përfshirë edhe portin e Vlorës.
Qindra prej tyre nga vende të ndryshme, kanë zgjedhur bregdetin e Vlorës deri në Sarandë, për të parkuar kamperat dhe për ta shijuar natyrën dhe detin. Të dielën, ishin të shumta këto mjete me targa nga vende të ndryshme të Evropës, nga Italia, Polonia, Gjermani, Zvicra, Austria, që qarkullonin në të dy kahjet e rrugës Vlorë-Sarandë.
Në fundjavë, në bregdetin e Dhërmiut, 60 km në jug të Vlorës, numëroheshin disa dhjetra kampera. “Prania e kamperave këtu, është tashmë e zakonshme. Vijnë nga vende të ndryshme të Evropës, qëndrojnë 3 apo katër ditë dhe vazhdojnë udhëtimin më në jug”, thotë Kiço Stramarko, banor i fshatit Dhërmi.

-Pritshmëritë për këtë kategori turizmi, optimiste-
Ky lloj turizmi, që nisi të shfaqej pak vjet më parë, parashikohet që edhe gjatë kësaj vere të jetë në parametra optimistë. Bregdeti shqiptar i jugut, konsiderohet si një zbulim për turistët e huaj të kësaj kategorie, që kanë nisur ta shijojnë atë.
Agimi, një pushues në afërsi të kështjellës së Ali Pashë Tepelenës, në Porto Palermo, thotë se çdo ditë, në këtë vend akomodohen mjete të tilla, të ardhura nga vende të ndryshme. Një pjesë prej tyre qëndrojnë në këtë shesh vetëm një natë, ndërkohë që mjaft të tjerë vendosen për më shumë ditë, duke pushuar këtu në formën e një kampi dhe duke punësuar edhe banorë të zonës, për të kryer shërbime të ndryshme.

“Krijimi i një strukture të tillë, përveç të tjerash, do të disiplinonte turizmin e kamperave dhe do të siguronte edhe të ardhura”, thonë në Bashkinë e Himarës./k.s/http://www.ata.gov.al/vlore-turizmi-me-kampera-rritet-fluksi-i-te-huajve-291184.html
Nessun commento:
Posta un commento