21 luglio 2015

Plazhi i Livadhit në Himarë, ende i pa zbuluar


Postuar më  nga  në ,


livadhi1TIRANË, 7 Korrik /ATSH-N.Lena/ –  Bregdeti i jugut në vendin tonë është i mbushur me plazhe të pa fundë e shumë të bukur.
Një ndër ta është edhe plazhi i Livadhit.
Livadhi është një lagje e Himarës e cila ndodhet në veri të Spilesë dhe poshtë Kalasë se Himarës.
Livadhi është i njohur për plazhin e tij të famshëm me ujra të kaltërta dhe shkëmbinjë të larte. Plazhi i Livadhit ka një shtrirje rreth 1.2 kilometra dhe gjerësi 100 metra, me rërë të të pastër dhe të mineralizuar.
Vitet e fundit është kthyer në një pikë turistike ku janë ndërtuar shumë banesa dhe mjedise turistike. Plazhi i Livadhit është i ndarë në dy pjesë. Nga ana veriore është plazhi Gonia, i famshëm edhe për dy gurët prej mermeri që ndodhen mbi plazh si dhe  Plazhin  Apelistra në pjesën jugore gjithashtu i famshëm për shkëmbin me të njëjtin emër.
Në anën veriore gjendet një varg shkëmbinjësh që përdoren për argëtim të plazhistave lokal,të cilët i kanë vënë dhe një emër, Janulla.
Vendi është i përshtatshëm për tu larë në thellësi  dhe për hedhje nga shkëmbinjtë. Në Livadh ka një larmishmëri lokalesh, restorantesh, hotele dhe kafé- bare për argëtim.livadh4
Për të arritur në plashin e Livadhit, mund të përdoret rruga prej asfalti ose rrugicat e vjetra për të lagjes.
Gjate rrugës për në Livadh, pushuesi  mund të vëzhgojë kanionin e Vishës, burimet e ndërtuara të Ujit dhe disa kisha mesjetare ortodokse.
Gjithashtu në veri të Livadhit ndodhet edhe një plazh i vogël i fshehtë që e thërrasin  plazhi  Fusa.
Ky  plazh,  nuk vëzhgohet nga asnjë pik tjetër, përveç nga afër ose nga deti me një mjet lundruse. Më tepër ky është një plazh aventurierësh të detit./a.g/http://www.ata.gov.al/plazhi-i-livadhit-ne-himareende-i-pa-zbuluar-285952.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate