TIRANË, 2 Korrik / ATSH/ – Kanioni i “Grykës se Shejës” në Bicaj, ndodhet në malin Gjalica dhe është një nga monumentet e natyrës më të vizitueshëm të zonës Verilindore të Shqipërisë.
Kanioni është pjesë e Parkut Natyror Korab-Koritnik. Është një kanion madhështor me një pamje befesuese. Brenda e rreth tij gjenden edhe shumë specie të rendësishme bimore e shtazore. Kanioni ndodhet në lartësinë 2100 m dhe futet te bukuritë natyrore monumentale të zonës verilindore.
Rruga drejt tij është e vështirë dhe vizitohet kryesishtë nga amatore të ngjitjeve malore, aventuriere të natyrës dhe spelologe. Por, drejt tij për vizitore të zakonshëm ngjitja mund të bëhet edhe me kafshë. Flora dhe fauna që rrethon kanionin janë një tjetër atraksion për vizitorin. /a.ke/http://www.ata.gov.al/kanioni-i-grykes-se-shejes-nje-mundesi-turistike-284158.html
Nessun commento:
Posta un commento