21 luglio 2015

Starton “Jazz Albania Festival” nesër këndon turkesha Kaya ne tirane, konsiderohet edhe si festival i turizmit dhe artistët do të udhëtojnë edhe në qytetet Shkodër, Sarandë, Elbasan

TIRANE- Nis sot për të vijuar katër ditë me radhë një nga ngjarjet artistike më të shumëpritura gjatë sezonit të verës në Tiranë. Festivali i Jazz Albania konsiderohet edhe si festival i turizmit dhe artistët do të udhëtojnë edhe në qytetet Shkodër, Sarandë, Elbasan dhe do të performojnë në ambjente të zgjedhura për vlerat e tyre historike, krijuese, të trashëgimisë.

“Jazz Albania Festival” në edicionin e IV sjell në “Hotel Rogner” grupe interesante nga Hungaria, Austria, Italia, Turqia, Izraeli, Mali i Zi dhe Shqipëria. Më 22 korrik në Tiranë dhe më 23 korrik në Elbasan do të këndojë këngëtarja turke, Mircan Kaya, bashkë me kuartetin e saj. Më 23 korrik në Tiranë, më 25 korrik në Sarandë dhe më 26 korrik në Shkodër do të performojë dyshja nga Hungaria: East 2 East.

Përfaqësuesi i Italisë do të performojë live më 24 korrik në “Hotel Rogner”. Trioja Patagonia Express nga Enzo Favata, Ermal Rodi Cool Balkan, do të vijë për herë të parë me pjesë origjinale të jazzi-t ballkanik. Dance of Tirana është një nga pjesët e kompozuara nga Ermal Rodi dhe do të interpretohen live nga: Emiliano Dhimo, Ermal Rodi, Lakis Tzimkas më 23 korrik në Tiranë dhe më 25 korrik në Sarandë.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)    
 - See more at: http://shqiptarja.com/kulture/2730/starton-jazz-albania-festival---nes-r-k-ndon-turkesha-kaya-305795.html#sthash.rVthD9HC.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate