26 luglio 2015

Shqipëria nga turizmi sasior drejt atij cilësor


paskaliTIRANE, 26 Korrik/ATSH/- Qeveria e Shqipërisë ka ndërmarrë disa hapa për ta orientuar turizmin në rrugën e duhur, përkatësisht të kalimit nga turizmi sasior në atë cilësor, tha në intervistën për “E diela me ‘Kohën Ditore’” zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Shqipërisë, Brunilda Paskali.
Ka premtuar përmirësim të kushteve për turistët kosovarë dhe u ka bërë thirrje të ndihen si në shtëpinë e vet dhe të eksplorojnë më shumë Jugun, shkruan sot “Kohanet”.
Ajo ka folur për reformat që Qeveria e Shqipërisë ka bërë në shëndetësi, në infrastrukturë, në përmirësim të ofertës, dhe mbi të gjitha në ofrimin e pakove turistike për të gjithë turistët që nuk kanë në përbërjen e tyre vetëm bregdetin.
“Riviera shqiptare ka plazhe të mrekullueshme, të cilat këtë vit i kemi gjetur të renditura në shumë gazeta e revista të huaja, evropiane, amerikane apo aziatike, si destinacionet më të mira apo top destinations që sugjerohet të vizitohen”, tha Paskali.
Vrasjen e turistëve çekë në Veri të Shqipërisë e cilësoi rast të izoluar, ndërsa shtoi se ka filluar të shtohet interesimi i turistëve evropianë për ta zbuluar Shqipërinë. Paskali ka paralajmëruar investime të mëdha në rivierën shqiptare nga investitorë të huaj në një të ardhme të afërt./Koha.net/. /a.gjonajhttp://www.ata.gov.al/shqiperia-nga-turizmi-sasior-drejt-atij-cilesor-293149.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate