04 luglio 2015

Gjirokastra e Berati, UNESCO: Jo më në listën e trashëgimisë në rrezik

04 Korrik 2015 - 08:40 | përditesuar në 09:04

TIRANE- Komiteti i UNESCO-s ka vendosur që siti i Gjirokastrës dhe Beratit nuk do të përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Sesioni i 39-të i Komitetit të UNESCO-s zhvillohet në Bon, Gjermani, nga 28 Qershori – 8 Korrik, i kryesuar nga Prof. Maria Böhmer, Ministre e Gjermanisë për Çështjet e Kulturës dhe të Edukimit.

Në një konferencë për median, ministrja e Kultuërs, Mirela Kumbaro, rikujtoi se gjatë viteve 2011, 2012-2013 misionet speciale të monitorimit të UNESCO-s kanë prodhuar raporte emergjence për qendrat historike të Gjirokastrës e Beratit. Ministrja ka cituar raportin e posaçëm të vitit 2013, ku thuhet se “përmasat e ndërtimeve pa leje në këto dy qytete janë alarmante” dhe konstatoi se nuk ka asnjë plan veprimi nga shteti palë për ta ndaluar këtë dëmtim.

Pasi kujtoi ankesat për moskomunikim gjatë viteve 2011-‘13 nga ana e shtetit shqiptar me UNESCO-n, Kumbaro tha më tej se “Komiteti, pasi vlerësoi progresin e arritur në menaxhimin e sitit të Gjirokastrës dhe Beratit gjatë dy viteve të fundit, vendosi në mënyrë unanime që kjo pasuri nuk do të përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.”

Në përgjigje të rezolutës që i kërkon qeverisë shqiptare: të miratojë e zbatojë sa më parë Projektligjin për Trashëgiminë Kulturore, si dhe Rregulloren e Re të Administrimit e Menaxhimit të Qendrës Historike të Gjirokastrës; të bashkërendojë Strategjinë për Zhvillimin e Turizmit me Planin e Menaxhimit të qendrave historike të Gjirokastrës e Beratit, etj, Ministria e Kultuërs në Shqipëri i përgjigjet se Projektligji për Trashëgiminë Kulturore “do të paraqitet brenda korrikut në qeveri”.

Kumbaro tha se: “Qeveria shqiptare do të dorëzojë në dhjetor 2015, pranë QTB, raportin e radhës të monitorimit të siteve të Gjirokastrës e Beratit, ku parashikojmë të kemi inventarin e plotë të monumenteve në masën 100%, listën e monumenteve të restauruara deri në atë fazë, dhe planin e menaxhimit”. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  
 - See more at: http://shqiptarja.com/kulture/2730/gjirokastra-e-berati-unesco-jo-m--n--list-n-e-trash-gimis--n--rrezik-302528.html#sthash.Lg70PDox.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate