
Aktiviteti i ideuar nga skulptori i njohur dhe njëkohësisht kuratori artistik i aktivitetit, Genti Tavanxhiu, mbështetur nga Bashkia e Korçës dhe Drejtorja e Qendrës së Kulturës “Vangjush Mio”, Zamira Kita, në drejtimin teknik të Vladimir Topit, përgjatë 12 ditëve do të ketë në qendër të vëmëndjes gurin, i cili është një mermer grek (Kavalla 130 x 120 x 65 cm).

Këshilli i qytetit të Korçës do të paguajë 200,000 lekë për çdo skulptor, i cili do të realizojë punën e plotë në kohën përkatëse dhe në dimensionet e gurit prej 1 metër kub.
Qyteti i Korçës, ku tradita e veprave të artit gjen përfshirjen e saj më të mirë, është bërë vendi mikpritësi i daltës, stekës dhe skulptorëve lokalë, rajonale dhe ndërkombëtare për pesë vite(2008, 2009, 2010, 2011 dhe 2014), ku 36 skulptorë kanë marrë pjesë në pesë edicionet e kaluara të Simpoziumi Ndërkombëtar “Skulptura e Parkut”.
Simpoziumi i Korçës “Skulpture Park”, ka filluar në vitin 2008 me ndërhyrjen e ish-kryetarit të Bashkisë Korçë, Niko Peleshi, aktualisht zv.Kryeministër i Shqipërisë, i cili përveç se ishte promovues dhe autor i saj për herë të parë në historinë e Shqipërisë, kontriboi në krijimin e një muzeu të artit bashkëkohor, duke regjistruar në kujtesën historike të qytetit, format e ndryshme të shprehjes artistike dhe duke mundësuar eksperimente lidhur mbi funksion e veprave të artit në hapësira e reja urbane.
/k.m/ /a.ke/
Nessun commento:
Posta un commento