Business Insider rendit Shqipërinë mes “xhevahireve të pazbuluara të Europës”

Mes 16 destinacioneve turistike “xhevahire të pazbuluara të Europës”, dy shkojnë për Shqipërinë, me Ksamilin që rënditet në vendin e pestë dhe më Beratin e ‘njëmijë e një dritareve’ që rënditet në vendin e njëmbëdhjetë.
Fotot e peisazheve mahnitëse janë marrë nga postimet e turistëve në instagram dhe mes tyre rënditen shtete si Gjermania, Franca, Zvicra, Austria, Danimarka, Italia etj, secili me nga një destinacion të veçantë. 

Në shkrimin e botuar në Business Insider thuhet se si shtëpi e disa prej peisazheve më të bukura e magjepëse të historisë së botës, Europa është një magnet për udhëtarët dhe e lakmuar nga historianët e gjithë botës. “Është e vështirë t’i rezistosh miksimit të këtij kontinenti me ujëra të pastra kristal, me një natyrë të mrekullueshme dhe me struktura antike”.
Ata e konsiderojnë me fat mundësinë e të parit këto peisazhe të jashtëzakonshme të postuara nga turistët në faqet e tyre në Instagram.
“Së bashku me gjithë pjesën tjetër të Shqipërisë, Plazhi i Ksamilit mbetet një xhavhir i pazbuluar i Europës”, kështu përshkruhet ishulli magjepës i vendit tonë. Ndërsa për Beratin shkruajnë se qyteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të cilin e quajnë “qyteti i dritareve” për shkak të dritareve të shumta në ndërtesat e vjetra, është banuar që prej shekullit të 6 para lindjes së krishtit.
Për më tepër shikoni postimin për të parë disa nga destinacionet e tjera mahnitëse të pazbuluara të Europës:
http://www.businessinsider.com/instagram-photos-of-the-most-beautiful-places-in-europe-2015-6?op=1#ixzz3frc4CxOW /s.b/. /a.ghttp://www.ata.gov.al/business-insider-rendit-shqiperine-mes-xhevahireve-te-pazbuluara-te-europes-289065.html
http://www.businessinsider.com/instagram-photos-of-the-most-beautiful-places-in-europe-2015-6?op=1#ixzz3frc4CxOW /s.b/. /a.ghttp://www.ata.gov.al/business-insider-rendit-shqiperine-mes-xhevahireve-te-pazbuluara-te-europes-289065.html
Nessun commento:
Posta un commento