20 luglio 2015

Hidhen gurët e parë për rikonstruktimin e Kalasë së Beratit

BERAT - Kalaja e Beratit mbetet një ndër më të veçantat jo vetëm për vendin tonë, por edhe në rang Ballkani. Ajo është kalaja e vetme në Ballkan ku banohet nga qytetarë të Beratit, që prej themelimit të saj duke gërshetuar vlerat historike të periudhave të ndryshme, por edhe duke i trashëguar ato ndër breza. 

Si e tillë ajo çdo ditë e më shumë po tërheq vizitorë të huaj, duke e kthyer në një prej destinacioneve kryesore të turistëve që mbërrijnë në Shqipëri. 

Për këtë arsye ka nisur edhe puna për restaurimin e murit të pjesës perëndimore të kalasë, i shkatërruar ndër vite. Projekti i restaurimit është hartuar nga specialistë të Monumenteve të Kulturës, duke ndërhyrë në pikat kryesore ku dëmtimet janë më të mëdha. 

Drejtori i Drejtorisë Rajonale Kombëtare në Berat, Eugen Kallfani, shprehet se për ruajtjen dhe restaurimin e mureve te kësaj trashëgimie kombëtare është vënë në dispozicion një fond prej 2 milionë e 900 mijë lekë të reja akorduar nga Bashkia e Beratit. 

"Bëhet fjalë për murin përendimor të kalasë, eleminohet problematika ringrihet përsëri muri i rrëzuar midis kullave 7 dhe 8 duke e restauruar atë sipas të njëjtës teknikë me atë origjinal nga reshjet e shumta ndër vite ka qenë një problematik e lënë në harresë."- vijoi Kallfani.

Specialistët kanë nisur nga puna, ndërkohë që drejtori Kallfani shprehet se me një bashkëpunim më të mirë mes të gjitha institucioneve dhe vetë banorëve, kalaja e Beratit mund të ofrojë shërbime më të mira.

"Në gjendjen aktuale ne kemi mjaft problematika të cilat nuk mund të fshihen për shkak edhe të një lloj keqpërdorimi të aseteve që ne kemi në dispozicion."-përfundoi Kallfani.

kalaja e beratit


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate