KLODJANA HAXHIAJ*DURRES- Plazhi i Shkëmbit të Kavajës që vijon me Golemin më në Jug, mbetet ndër të frekuentuarit nga turistët elitarë, që i vizitojnë çdo sezon veror. Këtu janë të përqendruar investimet më të rëndësishme të operatorëve turistikë në hoteleri e turizëm, dhe në krijimin e standardeve të kësaj industrie.
Për herë të parë këtë vit, bregdeti menaxhohet nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit, e cila ka kompetenca të plota për krijimin e kushteve për pushuesit, disiplinimin e plazheve, lirimin e hapësirave publike, licencimin e tyre, bashkërendimin me pushtetin lokal, rojën bregdetare etj. Për herë të parë në këto plazhe 40% e sipërfaqes së rërës i takon publikut, i cili vjen me çadra në duar, dhe frekuenton plazhin pa shezlongë.
Në këto plazhe funksionojnë kullat e vrojtimit ose bay watchet për të dytin vit me radhë, falë bashkëpunimit me operatorët privatë. Një ndër 40 studentët që u trajnua për të shpëtuar e dhënë ndihmë pushuesve, në rast mbytjeje, është Fibela, që për të dytin vit në radhë e gjemë në kullën e saj të vrojtimit, në gatishmëri për çdo rast ndihme që i kërkohet.
20-vjeccarja tregon se këtë sezon nuk është më problem edukimi i pushuesve që të mos notojnë në det me dallgë, por gjetja e fëmijëve të humbur në plazh. Janë një numër i madh fëmijësh që humbasin nga vëmendja e prindërve. Këtu operatorët turistikë kanë vendosur standarde normale, me ndërtimin e dusheve e banjove publikë, bibliotekave në dispozicion të pushuesve,. etj. Për herë të parë është vendosur në funksion kolektori i ujrave të zeza. Derdhjet e ujrave të përdorura në katër pika që dikur konsideroheshin të nxehta nëpërmjet rërës në det, janë fshirë nga harta e problemeve për turistët.
Në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, pushuesit vendas janë të paktë. Disa prej hoteleve në zonë, janë të zënë në kapacitet 100% me turistë polakë, hungarezë, serbë dhe boshnjakë, që vijnë në grupe të organizuar, nëpërmjet agjensive turistike. Hotelierët thonë se 15 deri në 20% janë pushues nga Kosova, që jetojnë në vendet e Europës, ndërsa 80% të huaj. Një pushues cek thotë, se ka ardhur me prindërit dhe familjen. “ Jemi këtu për 10 ditë. Është një vend si parajsë. Me dy prindërit dhe vëllain jemi argëtuar shumë, sepse plazhi, dielli ushqimi dhe argëtimi janë të rëndësishëm për ne. jemi shumë të kënaqur edhe me hotelin”.
Kristina është një pushuese që ka mbërritur nga Vjena. Ajo ka shijuar gjithçka në pushimet 10 ditore në plazh. “Kam marrë rreze dielli, jod dhe kripë, që në orët e para të mëngjesit. Jam shumë e kënaqur me kushtet në hotel, me çmimet që për ne janë të ulëta. Me 30 Euro në natë e kemi prenotuar hotelin. Ushqimi juaj na ka shijuar shumë. Keni një kuzhinë të shkëlqyer. Në mbrëmje kemi dëgjuar muzikë shqiptare. Mendoj që do të vijmë prapë”.
Të rinjtë në plazh kanë shumë mënyra për tu argëtuar, që prej xhirove me varka, motorë uji, dhe balona. Këtu pushuesit në grup mund të aplikojnë joga dhe sporte të tjerë, ndërsa marrin rreze dielli. Për hotelierët dhe menaxherët e njësive akomoduese, duhet më shumë kontroll në drejtim të çmimeve. Shteti me strukturat e tij, duhet të ndërhyjë, që të mos ndodhin abuzime me faturat në restorante, por njëkohësisht duhet të parandalojë edhe propogandën e keqe që po i bëhet plazheve të zonës së Durrësit. Ka qarqe të caktuar që po propagandojnë largimin e pushuesve të Kosovës dhe Maqedonisë nga Shqipëria deklarojë hotelierët. Edhe për shoqatën shqiptare të Turizmit, nga Velipoja në Shëngjin Durrës e më tej, është vënë re një numër më i ulët peshuesish, në bregdet, përkundrejt pritshmërive. Kriza ka ndikuar ashtu si në Shqipëri edhe në vendet e rajonit, dhe kjo pa diskutim që do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në turizëm, përpos edhe disa problemeve të tjera është opinioni i shoqatës.
Çmimet
Hotelet që bashkëpunojnë me agjencitë turistike janë të tejmbushur, kanë punuar sapo u mbyll sezoni për të siguruar pushuesit e kësaj vere, në subjekte të tjera numri i pushuesve është shumë i ulët. Edhe çmimet me të cilat operohet janë të larmishme. Në hotele me katër yje një paketë e plotë fjetje dhe ushqim vijon nga 50 deri në 80 Euro nata me pamje nga deti. Këto janë prenotimet e bëra nga turistët e huaj. Ka prenotime vetëm fjetje 30 Euro nata, në hotele që nuk janë me pamje nga deti. Por edhe çmimi i banesave private varion nga 20 deri në 30 Euro nata. Ndërsa dhomat që lëshojnë me qera banorët variojnë nga 10 deri në 15 euro nata.
Hotelet që bashkëpunojnë me agjencitë turistike janë të tejmbushur, kanë punuar sapo u mbyll sezoni për të siguruar pushuesit e kësaj vere, në subjekte të tjera numri i pushuesve është shumë i ulët. Edhe çmimet me të cilat operohet janë të larmishme. Në hotele me katër yje një paketë e plotë fjetje dhe ushqim vijon nga 50 deri në 80 Euro nata me pamje nga deti. Këto janë prenotimet e bëra nga turistët e huaj. Ka prenotime vetëm fjetje 30 Euro nata, në hotele që nuk janë me pamje nga deti. Por edhe çmimi i banesave private varion nga 20 deri në 30 Euro nata. Ndërsa dhomat që lëshojnë me qera banorët variojnë nga 10 deri në 15 euro nata.
(ed.me/BalkanWeb)
Nessun commento:
Posta un commento